E godet rrufeja, vdes 25 vjeçari në Tetovë

Një 25 vjeçar ka humbur jetën tragjikisht pasi është goditur nga rrufeja në Pallçishti i Poshtëm në Tetovë. Mediat vendase bëjnë me dije se fatkeqësia ka ndodhur gjatë kohës kur ai ka qenë duke kullotur një tufë delesh. Ndërkohë trupi i pajetë i të riut është gjetur nga një tjetër bari që ka qenë në […]

Mediat vendase bëjnë me dije se fatkeqësia ka ndodhur gjatë kohës kur ai ka qenë duke kullotur një tufë delesh.

Ndërkohë trupi i pajetë i të riut është gjetur nga një tjetër bari që ka qenë në afërsi.

Dje në ora 19:25 në SPB Tetovë është raportuar se në vendin e quajtur Karabunar, në fshatin Urviç të Tetovës, është gjetur trupi i pajetë i një 25-vjeçari banor i Pallçishtit të Poshtëm, me inicialet E.O, i cili ka vdekur nga goditja e rrufesë.

25-vjeçari nga shtëpia ka dalë rreth orës 11:00, ndërsa pas një periudhe nuk ju është përgjigjur thirrjeve telefonike. Vdekjen e ka konstatuar mjek i mjekësisë ligjore, ndërsa trupi i tij, pas urdhërit të prokurorit publik, i është dorëzuar familjes”, thonë nga Policia e Tetovës.

Ndryshe, dje rrufeja lëndoi pesë persona të tjerë në qytetin e Ohrit, të cilët kanë qenë në plazh.

Qendra për Menaxhim me Kriza ka dalë me rekomandime për ditët e ardhshme, në të cilat është paralajmëruar mot i ligë. Ata kanë kërkuar nga qytetarët që gjatë kësaj periudhe të jenë të kujdesshëm.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?