Drejtori i Urbanizmit në Deçan lihet në arrest shtëpiak

Drejtori i Urbanizmit në Deçan lihet në arrest shtëpiak

Gjykata Themelore në Pejë, ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit dhe ka caktuar masën e arrestit shtëpiak ndaj Drejtorit të Urbanizmit në Deçan, Ramë Melaj, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”. Siç njofton Gjykata,  “ I pandehuri R.M […]

Siç njofton Gjykata,  “ I pandehuri R.M me datat 03.03.2020, 06.08.2020, 29.12.2020 në objektin e K.D, në cilësinë e drejtorit për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit, duke shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin zyrtar, i tejkalon kompetencat e tij, e me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për personin tjetër, e duke vepruar në kundërshtim me nenin 4 të Ligjit për Parkun Kombëtar Bjeshkët e Nemuna dhe në kundërshtim me nenin 5 të Ligjit për ndërtim, si dhe në dëm të dëmtuarës DAPK në Pejë lëshon vende për lejimin e ndërtimit të objekteve, në atë mënyrë që, i pandehuri si Drejtor i DUMM në D duke mos qenë person zyrtar i autorizuar me rastin e pranimit të kërkesës nga Drejtoria për Ekonomi dhe Zhvillim, i njëjti lëshon vendimin për leje mjedisore komunale dhe lejon ndërtimin e objekteve në zonën e parkut kombëtar me të cilën zonë në bazë të ligjit menaxhon Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës për të cilën zonë nuk mund të lëshohet asnjë leje ndërtimore në mungesë të miratimit të planit hapësinor të zonës së veçantë për Parkun Nacional Bjeshkët e Nemuna”.

Me çka kishte për të kryer vepër penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 par. 2 lidhur me par. 1 dhe nenin 77 të KPRK-së, thuhet tutje në njoftimin e gjykatës.

“Të pandehurit R.M gjykata, iu caktoj masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një (1) muaji duke vlerësuar se është masë e mjaftueshme për sigurimin e prezencës së të pandehurit në procedurë meqë, në këtë fazë të procedurës ende janë duke u ndërmarrë veprime hetimore me qëllim të identifikimit të provave të reja ashtu që me gjetjen e mundshme të pandehurit në liri gjykata vlerëson se i njëjti lehtësisht mund të asgjësoj, ndryshoj apo fshehë provat e veprës penale me qëllim të shmangies apo zvogëlimit të përgjegjësisë së tij penale e me këtë të pengojnë rrjedhën normale të procedurës penale.

Gjykata sipas detyrës zyrtare shqyrtoj edhe masat e tjera alternative dhe gjeti se masa e arresti shtëpiak, si masë më e butë, është e mjaftueshme për sigurimin e prezencës së të pandehurit në procedurë dhe në funksion të zhvillimit pa pengesa të procedurës penale dhe se masat tjera nuk do të ishin adekuate.

Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?