Dokumenti ndërron kursin e historisë: Rusia e bëri Trumpin president dhe kishte materiale shantazhi ndaj tij

Nga Kremlini kanë rrjedh disa dokumente tronditëse të cilat mund ta ndërrojnë kursin e historisë botërore, e në veçanti atë të relacioneve mes Amerikës dhe Rusisë. Këto dokumente tregojnë për një takim të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Rusisë ku ishte prezent Vladimir Putin, ministrat e tij të lartë dhe shefat e agjencive të spiunazhit. […]
Këto dokumente tregojnë për një takim të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Rusisë ku ishte prezent Vladimir Putin, ministrat e tij të lartë dhe shefat e agjencive të spiunazhit.
Aty ishte kërkuar që të bëheshin veprime praktike për të mundësuar zgjedhjen e Donald Trumpit president të ShBA-ve në vitin 2016.
Kremlini e shihte Trumpin si “të paqëndrueshëm mendërisht”.
Kremlini e ka mohuar një raportim të tillë. Zëdhënësi i Putinit, Dmitri Peskov ka deklaruar se ideja që liderët e Rusisë janë takuar dhe janë pajtuar që ta mbështesin Trumpin në një takim në fillim të vitit 2016 ishte “një trill i madh” kur u kontaktua nga Guardian, përcjell Periskopi.
Raporti – “No 32-04 /vd” – është klasifikuar si sekret. Aty thuhet së Trumpi është “kandidati më premtues” sipas pikëshikimit të Rusisë. Fjala në rusisht është perspektivny.
Ka po ashtu edhe një vlerësim të shkurtër psikologjik të Trumpit në raport, i cili përshkruhet si “impulsiv, mendërisht jostabil dhe një individ i pabalancuar që vuan nga një kompleks inferioriteti”.
Po ashtu duket se Rusia ka materiale komprometuese [kompromat] të presidentit Trump [që do të bëhej përnjëmend president] thuhet në dokumet.
Dokumenti i referohet “eventeve të caktuara” që kishin ndodhur gjatë udhëtimeve të Trumpit në Moskë.
Anëtarët e këshillit të Sigurisë janë të ftuar të zbulojnë detajet në apendiksin pesë, në paragrafin pesë, thotë dokumenti. Nuk dihet se çka përmban apendiksi në fjalë.
“Është në mënyrë akute e domosdoshme të përdoret e gjithë forca e mundshme për të lehtësuar zgjedhjen e tij në pozitën e presidentit amerikan,” lexohet më tej. /Periskopi












