Deputetja britanike përjashtohet nga seanca e Kuvendit veç pse e quajtu rrencin Boris Johnson “rrenc”

Deputetja britanike përjashtohet nga seanca e Kuvendit veç pse e quajtu rrencin Boris Johnson “rrenc”

Në Kuvendin e Kosovës jemi mësuar që të dëgjojmë fyerje të ndryshme, por një gjë e tillë është sanksionuar në mënyrë të papranueshme në Kuvendin e Britanisë së Madhe. Deputetja e Partisë Laburiste në opozitë, Dawn Butler, u urdhërua nga udhëheqësja e seancës që të largohet nga salla, pasi politikania opozitare refuzoi që ta tërhiqte […]

Deputetja e Partisë Laburiste në opozitë, Dawn Butler, u urdhërua nga udhëheqësja e seancës që të largohet nga salla, pasi politikania opozitare refuzoi që ta tërhiqte akuzën se Kryeministri Boris Johnson është gënjeshtar.

“Jam e dëshpëruar që kryeministri nuk ka ardhur në këtë kuvend që ta përmirësojë të kaluarën dhe ta përmirësojë faktin që ai e ka gënjyer këtë sallë dhe vendin në mënyrë të përsëritur”, tha fillimisht deputetja Butler, përcjell Express.

Udhëheqësja e seancës, pasi ia tërhoqi vërejtjen për fjalorin me fjalët “rend, rend”, tha: “Jam e sigurt që deputetja do të reflektojë për fjalët e saj dhe ndoshta ta përmirësojë regjistrin.”

Sidoqoftë, deputetja vazhdoi me akuza. “Në fund të ditës, kryeministri e ka gënjyer këtë kuvend në mënyrë të përsëritur. Është qesharake që po futemi në telashe këtu që po thirremi në këtë gënjeshtër e jo në personin që ka gënjyer.

Udhëheqësja e seancës përsëri ia tërheq vërejtjen deputetes, duke e përsëritur katër herë fjalën “rend”.

“Ju lutem, a mund të reflektoni për fjalët tuaja dhe ta tërhiqni deklaratën”, i drejtohet udhëheqësja e seancës deputetes së opozitës.

Deputetja përsëri nuk heq dorë nga fjalët e saj. “Zonja nënkryetare, unë kam reflektuar për fjalët e mia dhe dikush duhet ta thotë të vërtetën në këtë kuvend që kryeministri ka gënjyer”, dëgjohet duke thënë ajo me bindje.

Më pas vjen momenti kur nënkryetarja e Dhomës së Ulët, njëkohësisht udhëheqësja e seancës, e përjashton deputeten nga salla.

“Në bazë të pushtetit që më është dhënë me rregullën numër 43, e urdhëroj deputeten që të tërhiqet menjëherë nga salla për pjesën e mbetur të seancës së sotme”, lexon nënkryetarja. Deputetja shihet duke u larguar menjëherë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?