Deputeti Reçica për projektin gjigant të realizuar në Ferizaj: Falë PDK dhe Agim Aliut u realizua

Deputeti i PDK’së, Elmi Reçica ka uruar qytetarët e për projektin e realizuar infrastrukturor në Ferizaj “Bashkimi i Qytetit”. Reçica thotë se ky projekt u realizua falë qeverisjes së s mirë dhe të suksesshme dhe të një Kryetari model siç është Agim Aliu, sot ky projekt u bë realitet. Postimi: Jam jashtëzakonisht i lumtur dhe […]
Reçica thotë se ky projekt u realizua falë qeverisjes së s mirë dhe të suksesshme dhe të një Kryetari model siç është Agim Aliu, sot ky projekt u bë realitet.
Postimi:
Jam jashtëzakonisht i lumtur dhe krenar që sot u rrumbullaksua projekti më i rëndësishëm infrastrukturor në Ferizaj “Bashkimi i Qytetit”.
Falë Partisë Demokratike të Kosovës dhe qeverisjes së saj të mirë dhe të suksesshme dhe të një Kryetari model siç është Agim Aliu, sot ky projekt u bë realitet.
Ky projekt madhështor, do ta mundësoj integrimin e dy anëve të qytetit me një infrastrukturë moderne, eliminon kaosin urbanistik dhe ofron zgjidhje problematikës në mes hekurudhës, këmbësorëve e trafikut automobilistik, që ishte një nga problemet kryesore të qytetit tonë.
Urime, e gëzofshi qytetarë të Ferizajt!












