Deputetët e VV-së ia ndalën fjalën me zhurmë Pacollit, Mimoza Kusari tregon pse u pengua ish shefi i saj

Deputetët e VV-së ia ndalën fjalën me zhurmë Pacollit, Mimoza Kusari tregon pse u pengua ish shefi i saj

U.d. e shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka dhënë arsyet e saj për zhurmën që shkaktuan disa deputetë të VV-së kur po fliste ish shefi i saj, Behgjet Pacolli. Ajo deklaroi se Pacolli kishte zgjedhur të fliste për një temë tjetër nga ajo që po diskutohej. Në konferencë për media, Kusari-Lila […]

Ajo deklaroi se Pacolli kishte zgjedhur të fliste për një temë tjetër nga ajo që po diskutohej.

Në konferencë për media, Kusari-Lila përmendi mungesën e Pacollit për një kohë në Kuvend, duke e arsyetuar reagimin e deputetëve të LVV-së që ia ndalën fjalën kryetarit të AKR-së.

“Ndoshta edhe mungesa e tij për një kohë në Kuvendin e Kosovës e ka shkaktuar një pritshmëri tjetër në raport me debatin në Kuvend, për shkak se tema ishte tjetër dhe reagimi i deputetëve të Vetëvendosjes kishte të bënte në raport me një temë tjetër të cilën e diskutoi Pacolli”, tha Kusari-Lila.

Deputeti i AKR-së, Behxhet Pacolli në seancën e sotme të Kuvendit nisi të fliste për shkatërrimin e natyrës në Kosovë.

“Po e shoh që keni probleme mes vete këtu, e unë pak a shumë i du rezultatet, jam njeri i rezultateve, nuk sho rezultate nga kjo zhurmë që po bëhet këtu. Po i kthehem një problemi të tjetër, natyra e Kosovës, ky kopsht që perëndia e ka falur për neve, është duke u shkatërruar. Nuk e di a i bjen ndërmend dikujt nga Qeveria me diskutu për këtë gjë. Malet po shkatërrohen”, tha Pacolli.

Atij filluan t’i reagonin deputetë nga LVV-ja.

“Është edukatë, unë nuk ju kam ndërhy”, tha fillimisht ai derisa vazhdoi të fliste për shkatërrimin e natyrës.

“Siç kemi pa edhe dje vërshimet në Prishtinë e rrethinë po e shkatërrojnë edhe këtë të mirë që perëndia e ka bo për ne, nuk e di a dilni prej Prishtinës me pa me çfarë brutaliteti”, shtoi Pacolli.

Megjithatë, pasi zhurmat nuk u ndaluan, ai e përfundoi fjalimin e tij duke thënë se më nuk do ta merr fjalën në Kuvend.

“Unë po ndalem dhe nuk e marr asnjëherë fjalën”, tha Pacolli.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?