Daut Haradinaj: Kemi në listë të rinj dhe të suksesshëm, kjo na bën të veçantë

Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj ka prezantuar kandidatin e radhës për Asamble Komunale. Roni është ndërmarrës i ri, i diplomuar në Menaxhment, inovator e ambientalist,aktivist i devotshëm i komunitetit. “Përpos që është aktivist i njohur i mjedisit, ai njihet për edukatë që […]
Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj ka prezantuar kandidatin e radhës për Asamble Komunale.
Roni është ndërmarrës i ri, i diplomuar në Menaxhment, inovator e ambientalist,aktivist i devotshëm i komunitetit.
“Përpos që është aktivist i njohur i mjedisit, ai njihet për edukatë që vlerësohet nga të gjithë. Ambienti ynë ka sfida të mëdha, dhe për të adresuar këto sfida, ka nevojë për përfaqësues të drejtpërdrejt në Komunë, prandaj Roni sonte i hyn garës për Prishtinën”.
Postimi i plotë:
Roni është ndërmarrës i ri, i diplomuar në Menaxhment. Inovator e ambientalist, aktivist i devotshëm i komunitetit.
Të rinj dhe të suksesshëm, kjo po e bën të veçantë garën tonë për kryeqytetin.
Roni përfaqëson rininë tonë të shëndoshë, dhe vet të ardhmën e Prishtinës.
Përpos që është aktivist i njohur i mjedisit, ai njihet për edukatë që vlerësohet nga të gjithë. Ambienti ynë ka sfida të mëdha, dhe për të adresuar këto sfida, ka nevojë për përfaqësues të drejtpërdrejt në Komunë, prandaj Roni sonte i hyn garës për Prishtinën.
Të rinj dhe të suksesshëm, kjo po e bën të veçantë garën tonë për kryeqytetin.
Roni Aruqaj të priftë e mbara!












