Daçiq: Fola me Lajçakun, s’ka gjasa që dialogu të vazhdojë nëse s’ka rezultate

“Nuk ka gjasa që negociatat në Bruksel të vazhdojnë nëse nuk ka rezultate të prekshme”, tha sot kryetari i Parlamentit serb, Ivica Daçiq, duke shtuar se situata është e vështirë. Daçiq tha për Happy TV se vija e kuqe e delegacionit serb është njohja e Kosovës si shtet i pavarur dhe se “gjithçka tjetër nuk […]

“Nuk ka gjasa që negociatat në Bruksel të vazhdojnë nëse nuk ka rezultate të prekshme”, tha sot kryetari i Parlamentit serb, Ivica Daçiq, duke shtuar se situata është e vështirë.

Daçiq tha për Happy TV se vija e kuqe e delegacionit serb është njohja e Kosovës si shtet i pavarur dhe se “gjithçka tjetër nuk mund të bëjë dëm”.

Ai konfirmoi se këtë mëngjes ka folur me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq për takimin e djeshëm në Bruksel.

Daçiq vlerësoi se do të jetë e vështirë të ketë dialog edhe në vazhdim nëse nuk ka rezultate të prekshme, duke shtuar se ka folur me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Ai (Lajçak) tha se nuk do të organizonte takime të tilla nëse nuk do të kishte rezultate, por është e qartë se ai ka durim. Unë mendoj se është mirë të kesh durim dhe se është më mirë të ulemi dhe të flasim sesa të krijojmë probleme në terren, por kjo është një çështje perspektive, sepse Kurti padyshim nuk dëshiron të merret me temat që janë në agjendë”, tha Daçiq.

Ai gjithashtu tha se deri më tani nuk ka pasur njoftim se Greqia do ta njohë pavarësinë e Kosovës, por që edhe nëse kjo ndodh, “Serbia ka mundësinë ta kompensojë në anën tjetër”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?