Çka thonë nga Janjeva për 13 vjeçaren e përdhunuar: “Çka me bo, ndodhin këto” (VIDEO)

13 vjeçarja që dyshohet se u dëbua nga familjarët dhe u përdhunua nga një numër personash në Janjevë përbën ndër rastet më tmerruese në Kosovën e pasluftës e për të cilën po raporton Periskopi. Kryetari i fshatit Janjevë, Xhevdet Konxheli, në një intervistë për gazetën Periskopi ka folur për rastin tronditës të së miturës në […]
Kryetari i fshatit Janjevë, Xhevdet Konxheli, në një intervistë për gazetën Periskopi ka folur për rastin tronditës të së miturës në atë rrethinë.
Konxheli thotë se është në dijeni për gjendjen e së miturës dhe qëndrimin e saj larg familjes, por jo edhe për strehimin e saj e tash edhe hetimin e rastit nga Policia.
‘’Me thënë të drejtën unë nuk jam qaq i informuar për këtë rast por veç kam dëgjuar që ka ndodhur. As policia, as ata të strehimores nuk na kanë lypë ndonjë sqarim’’, ka thënë Konxheli për Periskopin.
Ai tutje tregon se në fillim janë munduar që bashkë me Qendrën për Punë Sociale në Lipjan t’i bëjnë zgjidhje asaj familje dhe vajzës në veçanti, por që në fund nuk kanë bërë asgjë konkrete.
‘’Me thënë të drejtën nuk kemi bërë. Familja nuk e ka paraqit si rast. E kemi pa që ka qenë nëpër rrugë, nuk ka shku në shtëpi. Familja nuk e ka trajtu, nuk na ka lajmëru’’.
Konxheli tregon në përgjithësi për situatën e familjes në fjalë, të cilës shpeshherë i kishin dalë në ndihmë edhe banorët aty.
‘’Tash më vjen keq për atë rast. Por cka me bë këto ndodhin kur s’kujdeset kërkush për ta, famija së pari e tani shoqëria. Janjeva është vend multietnik, kemi edhe komunitetin kroat, turk, ashkali por e çojmë mirë dhe s’kemi pasë problem, qeso raste,probleme mes komuniteteve s’kemi pasë’’, shton Konxheli për Periskopin.
Ndiqeni më poshtë intervistën e tij të plotë:












