‘Çka them unë ka mu ba këtu’, një muaj paraburgim për burrin që rrahu gruan në Ferizaj

‘Çka them unë ka mu ba këtu’, një muaj paraburgim për burrin që rrahu gruan në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji, për qytetarin që e kapi për flokësh gruan dhe ia theu telefonin. Sipas njoftimit, “deri sa e dëmtuara –bashkëshortja e tij – M.F. ishte duke e përgatitur një festë familjare për e djalin e tyre dhe ka qenë duke biseduar me telefon me […]

Gjykata Themelore në Ferizaj ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji, për qytetarin që e kapi për flokësh gruan dhe ia theu telefonin.

Sipas njoftimit, “deri sa e dëmtuara –bashkëshortja e tij – M.F. ishte duke e përgatitur një festë familjare për e djalin e tyre dhe ka qenë duke biseduar me telefon me kunatën e saj, i pandehuri i vërsulet dhe i thotë se; /dhe i bërtet duke i thënë se me kënd po flet në telefon me një sjellje arrogante, duke e kapur për flokët, e pas kësaj ia kapë telefonin të dëmtuarës dhe ja hedhë për dysheme dhe e then. Pas këtyre veprimeve i pandehuri duke vërejtur se viktima ka kërkuar ndihmë përmes dritares nga një fqinjët e tyre, largohet nga shtëpia në drejtim të panjohur. Ndërsa viktima pas intervistimit nga policia me kërkesën e saj është vendosur në shtëpinë e kunatit të saj”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Ferizaj 10 korrik 2021 – Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit R.Gj. shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale dhunë në familje nga neni 248 paragrafi 3 nen paragrafin 3.1 dhe 3.2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Divizionit Penal – Shabi Idrizi, ka vërtetuar faktin se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se pandehuri më 31.05.2021, deri sa e dëmtuara –bashkëshortja e tij – M.F. ishte duke e përgatitur një festë familjare për e djalin e tyre dhe ka qenë duke biseduar me telefon me kunatën e saj, i pandehuri i vërsulet dhe i thotë se; /dhe i bërtet duke i thënë se me kënd po flet në telefon me një sjellje arrogante, duke e kapur për flokët, e pas kësaj ia kapë telefonin të dëmtuarës dhe ja hedhë për dysheme dhe e then. Pas këtyre veprimeve i pandehuri duke vërejtur se viktima ka kërkuar ndihmë përmes dritares nga një fqinjët e tyre, largohet nga shtëpia në drejtim të panjohur. Ndërsa viktima pas intervistimit nga policia me kërkesën e saj është vendosur në shtëpinë e kunatit të saj.

Ndërsa më 08.07.2021, është njoftuar përmes pikës kufitare Vërmicë se i pandehuri ka rezultuar i kërkuar dhe është ndaluar në ketë pikë kufitare.

Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit, e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?