Cili është bakteri që u identifikua në mostrat e marra nga uji në Deçan

Cili është bakteri që u identifikua në mostrat e marra nga uji në Deçan

Vlera të shtuara të bakterieve koliforme dhe Escherichia coli janë identifikuar në mostrat e marra nga uji i ujësjellësit në Komunën e Deçanit, ku rreth 2 mijë persona janë helmuar. Helmimi i këtyre qytetarëve mund të ketë ardhur nga uji i pijshëm i kontaminuar, andaj edhe është identifikuar prezenca e Escherichia colit. Por çfarë duhet […]

Vlera të shtuara të bakterieve koliforme dhe Escherichia coli janë identifikuar në mostrat e marra nga uji i ujësjellësit në Komunën e Deçanit, ku rreth 2 mijë persona janë helmuar.

Helmimi i këtyre qytetarëve mund të ketë ardhur nga uji i pijshëm i kontaminuar, andaj edhe është identifikuar prezenca e Escherichia colit.

Por çfarë duhet të dimë për E.colin dhe sa mund të jetë i rrezikshëm ky bakter?

Ky bakter transmetohet te njerëzit kryesisht përmes konsumit të ushqimeve të cilat janë të kontaminuara, si produktet e mishit të bluar të papërpunuar ose të pazier, qumështit të papërpunuar dhe perimeve të papërpunuara e të kontaminuar.

E.Coli mund të gjendet edhe në ujë, kryesisht në ujërat e zeza.

Mbeturinat mund të hyjnë në ujë përmes mënyrave të ndryshme, duke përfshirë tejmbushjen e ujërave të zeza, sistemet e ujërave të zeza që nuk funksionojnë siç duhet, rrjedhjet bujqësore, e hedhjen e mbeturinave shtazore.

Shumë prej llojeve të këtij bakteri cilësohen si të padëmshme nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Megjithëse, disa lloje të E.colit thuhet se mund të shkaktojnë sëmundje të rënda të transmetuara nga ushqimi.

Edhe konsumi i ujit ose kontakti me ujë të ndotur me jashtëqitje të kafshëve me gjak të ngrohtë mund të shkaktojë një sërë sëmundjesh.

Nga këto simptoma mund ta kuptoni se jeni të helmuar me bakterin E.coli

Megjithëse shumica e llojeve të këtij bakteri janë të padëmshme ka edhe prej tyre që mund të shkaktojnë sëmundje të rënda.

Simptomat më të shpeshta nga E.coli janë dhimbja e barkut, diarreja, temperatura e të vjellat.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, shumica e pacientëve shërohen brenda 10 ditësh, por në një pjesë e vogël të pacientëve (veçanërisht fëmijë të vegjël dhe të moshuar), infeksioni mund të çojë në një sëmundje të rrezikshme për jetën, siç është sindroma hemolitike uraemike (HUS). HUS karakterizohet nga insuficiencë renale akute, anemi hemolitike dhe trombocitopeni (trombocite të ulëta të gjakut).

Simptoma më pak të zakonshme përfshijnë vjelljen dhe temperaturën e ultë. Shumica e të rriturve të shëndetshëm shërohen nga një infeksion  plotësisht pas rreth një jave.

Simptomat e të infektuarve zakonisht shfaqen brenda 2 deri në 4 dite, por mund të zgjasin deri në 8 ditë.

Shumë prej të helmuarve mund të shërohen edhe pa antibiotik apo ndonjë trajtim specifik.

Njerëzit preferohet që të vlojnë ujin e pijshëm dhe më pas të lejojnë që uji të ftohet para se ta përdorin ose ta ruajnë atë në një enë të pastër, të mbyllur për përdorim të mëvonshëm

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?