Cakolli-Bislimit: Për dialogun duhet të raportohet në Kuvend, e jo veç në rrjete sociale

Eugen Cakolli nga KDI i ka reaguar zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi që pak minuta më parë përmes një shkrimi në Facebook ka dhënë detaje për takimet Kosovë-Serbi që janë mbajtur në Bruksel. Cakolli përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se raportimi për dialogun nuk do të duhej të kufizohej vetëm në raportim nëpër rrjete sociale. […]
Cakolli përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se raportimi për dialogun nuk do të duhej të kufizohej vetëm në raportim nëpër rrjete sociale.
Ai tutje tha se Kuvendi i Kosovës është vendi i parë ku duhet raportuar e ofruar llogari.
“Raportimi për dialogun me Serbinë nuk do të duhej të kufizohej në “raportim” nëpër rrjete sociale. Kuvendi i Kosovës është vendi ku së pari duhet raportuar e ofruar llogari”, ka thënë ai.
Bislimi ka thënë pak më parë se në Bruksel, Serbia e ka ngritur cështjen e Asociacionit, duke treguar edhe përgjigjen që ia ka dhënë pala kosovare












