Borrelli nuk e vlerëson takimin e parë Kurti-Vuçiq: Shpresojmë që ky të jetë i frytshëm

Shefi i diplomacisë evropiane, spanjolli Josep Borrel, ka deklaruar që shpreson se takimi i sotëm mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq të jetë produktiv. “Sot do të jem nikoqir i takimit të dytë të nivelit të lartë në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. […]
“Sot do të jem nikoqir i takimit të dytë të nivelit të lartë në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Ky është takimi i dytë qysh prej zgjedhjes së Albin Kurtit si kryeministër i Kosovës. Takimi i parë nuk ishte shumë i frytshëm, të shpresojmë se sot do të jetë takim me më shumë rezultate” – ka deklaruar z. Borrell.
Kurti ka udhëtuar drejt Brukselit pasi tash e 11 ditë ka qenë në Greqi dhe respektivisht Francë.
Në takimin e 15 qershorit, Kurti kishte bërë një varg propozimesh në tavolinën e Brukselit por të cilat ishin refuzuar. /Periskopi












