Borrell: Mohuesit e gjenocidit s’kanë vend në Evropë

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se BE-ja nuk do të tolerojë mohimin e gjenocidit dhe përpjekjet për të rishikuar historinë. Duke folur të martën për gjenocidin në Srebrenicë, Borrell tha se, 26 vjet pas, kjo datë i kujton të gjithë për domosdoshmërinë e pajtimit jo vetëm në Bosnje dhe […]

Duke folur të martën për gjenocidin në Srebrenicë, Borrell tha se, 26 vjet pas, kjo datë i kujton të gjithë për domosdoshmërinë e pajtimit jo vetëm në Bosnje dhe Hercegovinë, por në të gjithë Ballkanin Perëndimor.

“Gjenocidi i Srebrenicës është i njohur ndërkombëtarisht. Është një nga ngjarjet më të errëta në historinë moderne evropiane. Është në ndërgjegjen kolektive të atyre që morën pjesë në të dhe të atyre që nuk e parandaluan atë”.

“Të jem i qartë: përpjekjet për të rishikuar historinë, për mohim të gjenocidit dhe madhërim të kriminelëve të luftës, nuk kanë vend në Evropë. Ato duhet të ndalen dhe ju siguroj se nuk do të tolerohen”, tha Borrell.

Ai i bëri këto komente pas takimit të Këshillit të Stabilizim-Asociimit të BE-së me Bosnje e Hercegovinën.

Borrell po ashtu tha se Bosnja nuk ka bërë përparim të mjaftueshëm në procesin e reformave dhe u bëri thirrje udhëheqësve të këtij vendi, që t’i plotësojnë kushtet për përparim drejt integrimit në BE.

Më 11 korrik, Bosnje e Hercegovina shënoi 26-vjetorin e masakrës së Srebrenicës, në të cilën forcat serbe vranë mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?