Blerta Deliu: Albin Kurti e Vjosa Osmani po duan ta mbyllin gojën e çdo gazetari

Blerta Deliu: Albin Kurti e Vjosa Osmani po duan ta mbyllin gojën e çdo gazetari

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar pas shkarkimit të Bordit të RTK-së. Ajo e ka quajtur ditë të rëndë për demokacinë vendin e sotëm, transmeton Periskopi. Ka thënë se Albin Kurti dhe Vjosa Osmani me partitë e tyre po sillen si të ishin në një shtet diktatorial dhe po duan ta mbyllin gojën e […]

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar pas shkarkimit të Bordit të RTK-së.

Ajo e ka quajtur ditë të rëndë për demokacinë vendin e sotëm, transmeton Periskopi.

Ka thënë se Albin Kurti dhe Vjosa Osmani me partitë e tyre po sillen si të ishin në një shtet diktatorial dhe po duan ta mbyllin gojën e çdo gazetari.

 Postimi i Deliu-Kodra në Facebook:

Partia e Albin Kurtit, Vetëvendosja, luftën që e ka nisur prej vitesh kundër RTK-së, po e vazhdon duke shkarkuar një bord. Nuk po shkarkohet një bord i një ndërmarrje publike, por bordi i një mediumi.

Këtë shembull nuk do ta gjeni në asnjë shtet demokratik. Ky është një lajm i rëndë për një shtet që synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Ky vendim i Kuvendit do të mbetet njollë e pashlyeshme në historinë e një republike parlamentare.

Ajo çfarë po ndodh në Kuvendin e Kosovës mund të duket si në Bjellorusinë e diktatorit Aleksandër Lukashenko. Para dy muajsh, shteti i Lukashenkos, e ka devijuar rrugën e një aeroplani, me qëllimin e vetëm që ta rrëmbejë një gazetar. Ia ka arritur.

Sot, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani me partitë e tyre po sillen si të ishin në një shtet diktatorial. Po duan ta mbyllin gojën e çdo gazetari.

Dje kur e morën qeverinë e dërguan policinë në zyret e një mediumi vetëm për shkak të një artikulli të vërtetë se Ministri i Shëndetësisë nuk kishte nënshkruar kontratën për sigurimin e vaksinave anti-COVID-19, sot e shkarkuan bordin e një mediumi, e nesër kushedi se çka janë në gjendje të bëjnë.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?