Bislimi njoftoi popullin në Facebook për takimet në Bruksel, Krasniqi ia bën 8 pyetje

Bislimi njoftoi popullin në Facebook për takimet në Bruksel, Krasniqi ia bën 8 pyetje

Jeta Krasniqi nga KDI e ka kritikuar zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi që sot përmes rrjeteve sociale ka njoftuar për takimet me palën serbe në Bruksel dhe temat që janë diskutuar Krasniqi përmes një postimi në rrjete sociale ka thënë se “Facebook transparenca nuk mjafton”, duke shtuar se ka ende shumë pyetje që kërkojnë përgjigje. Ajo ia […]

Jeta Krasniqi nga KDI e ka kritikuar zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi që sot përmes rrjeteve sociale ka njoftuar për takimet me palën serbe në Bruksel dhe temat që janë diskutuar

Krasniqi përmes një postimi në rrjete sociale ka thënë se “Facebook transparenca nuk mjafton”, duke shtuar se ka ende shumë pyetje që kërkojnë përgjigje.

Ajo ia ka nisur Bislimit tetë pyetje për dialogun.

Krasniqi ka thënë se Bislimi duhet të tregojë se cilat janë marrëveshjet e identifikuara nga pala kosovare si marrëveshje që nuk janë zbatuar nga pala serbe dhe e kundërta.

Tutje, ka thënë se duhet të bëhet e ditur se çka kërkon pala kosovare që të bëhet me këto marrëveshje e çka do të ndodhë me marrëveshjet e arritura tashmë në kuadër të dialogut.

“A ka pasur nje diskutim apo dakordim se si te zhbëhen institucionet e tjera paralele serbe ne Kosove – per te cilat nuk ka marrëveshje psh. shendetesia, arsimi, sistemi postar etj. A kane arritur palet nje dakordim se si do te ecet tutje me kete proces?  Kur pritet takimi i radhës ne kete nivel?

Për me tepër,  a do te jene këto tema diskutimi dhe ne takimin e nivelit te larte ne nivel te Kryeministrit Kurti qe pritet te mbahet me 25 korrik?”, tha ajo.

Krasniqi shkruan:

Facebook transparenca nuk mjafton.
Ka ende shume pyetje qe kerkojne pergjigje.
Disa prej tyre jane:
1. Cilat jane marreveshjet e identifikuara nga pala kosovare si te pazbatuara nga pala serbe?
2. Cilat jane marreveshjet e identifikuara nga pala serbe si te pazbatuara nga pala kosovare – pervec marreveshjes se asociacionit?
3. Cfare ka kerkuar pala kosovare te behet me keto marreveshje? A ka kerkuar rinegocim te tyre? Zbatim te tyre? Apo zhberje te tyre?
4. Pra, cfare do te ndodh me marreveshjet tashme te arritura te dialogut?
Ne anen tjeter,
5. A ka pasur nje diskutim apo dakordim se si te zhbehen institucionet e tjera paralele serbe ne Kosove – per te cilat nuk ka marreveshje psh. shendetesia, arsimi, sistemi postar etj.
6. A kane arritur palet nje dakordim se si do te ecet tutje me kete proces?
7. Kur pritet takimi i rradhes ne kete nivel?
8. Per me teper, a do te jene keto tema diskutimi dhe ne takimin e nivelit te larte ne nivel te Kryeministrit Kurti qe pritet te mbahet me 25 korrik?
Natyrisht dhe shume e shume pyetje te tjera, te cilat z. Bislimi do duhej te jepte pergjigje ne Kuvend te Kosoves dhe pse jo dhe ne mediume te tjera si ne diskutime me shoqerine civile dhe ne media. Kjo e gjitha per te garantuar vertet nje proces transparent, llogaridhenes dhe gjithperfshires.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?