Bideni pas takimit me Merkelin: Jemi të bashkuar kundër agresionit rus

Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania do të qëndrojnë së bashku kundër agresionit rus, tha presidenti amerikan, Joe Biden, përderisa e priti në takimin lamtumirës në Uashington kancelaren gjermane, Angela Merkel. Shefi i Shtëpisë së Bardhë tha se e ka ngritur shqetësimin e tij para zonjës Merkel rreth gazsjellësit që e lidh Gjermaninë me Rusinë, por […]

Shefi i Shtëpisë së Bardhë tha se e ka ngritur shqetësimin e tij para zonjës Merkel rreth gazsjellësit që e lidh Gjermaninë me Rusinë, por se ata u pajtuan që Moska nuk mund të lejohet që ta përdorë energjinë si armë.

Presidenti amerikan gjithashtu tha se dy vendet aleate gjithashtu i kundërshtojnë veprimet anti-demokratike nga Kina, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

“Ne qëndrojmë bashkë dhe do të vazhdojmë që të qëndrojmë bashkë për t’i mbrojtur aleatët tanë të krahut lindor në NATO kundër agresionit rus”, tha Joe Biden në konferencën e përbashkët për gazetarë me zonjën Merkel.

“Ne do të qëndrojmë për parime demokratike dhe të drejtat e njeriut, kur e shohim Kinën apo ndonjë shtet tjetër që punon për t’i minuar shoqëritë e lira dhe të hapura”, shtoi ai.

Në anën tjetër, kancelarja gjermane shprehu keqardhje për dhjetëra viktimat e shkaktuara nga vërshimet në vendin e saj.

Ndryshe, ajo kishte raporte të ftohta me paraardhësin e Bidenit, Donald Trump, dhe tensione herë pas here edhe me dy ish-presidentët e mëhershëm amerikanë, George Bush dhe Barack Obama.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?