Biden mbron vendimin për tërheqje nga Afganistani

Biden mbron vendimin për tërheqje nga Afganistani

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha se misioni ushtarak amerikan në Afganistan do të përfundojë më 31 gusht. Të enjten (8 korrik), Biden, duke folur për tërheqjen e trupave amerikane pas gati 20 vjetësh, tha se “udhëheqësit afganë duhet të bashkohen dhe të drejtojnë vendin drejt një të ardhmeje”. “Ne nuk shkuam në […]

Të enjten (8 korrik), Biden, duke folur për tërheqjen e trupave amerikane pas gati 20 vjetësh, tha se “udhëheqësit afganë duhet të bashkohen dhe të drejtojnë vendin drejt një të ardhmeje”.

“Ne nuk shkuam në Afganistan për të shtet-ndërtim”, tha presidenti amerikan.

Sipas tij, ushtria amerikane ka “arritur” qëllimet e saj në këtë vend për të mposhtur Al-Kaidën dhe për të parandaluar më shumë sulme mbi Shtetet e Bashkuara.

Shumë punonjës lokalë afganë që kanë qenë të angazhuar nga forcat e huaja kanë shprehur frikën se pas tërheqjes së këtyre forcave, mund të ketë hakmarrje ndaj tyre.

Por, presidenti Biden tha se afganëve të cilët punuan për forcat amerikane do t’u garantohet siguria.

“Është një shtëpi për ju në Shtetet e Bashkuara”, tha Biden, duke shtuar se Uashingtoni do të fillojë fluturimet e evakuimit këtë muaj.

Misioni ushtarak 20-vjeçar i SHBA-së dhe NATO-s në Afghanistan po mbaron, por dhuna në këtë vend vazhdon të përshkallëzohet, pasi çdo ditë raportohet për luftime mes forcave qeveritare dhe talibanëve.

Sipas një marrëveshjeje me grupin militant, të arritur në Doha, SHBA-ja dhe aleatët e saj të NATO-s kanë rënë dakord që t’i tërheqin të gjitha trupat, në këmbim të angazhimit të talibanëve për të mos lejuar Al Kaidën ose ndonjë grup tjetër ekstremist, të veprojë në zonat që ata kontrollojnë.

Talibanët po shtrijnë kontrollin në shumë pjesë të vendit duke mposhtur forcat qeveritare.

Presidenti afgan, Ashraf Ghani, tha të enjten se vendi i tij po përballet me një tranzicion të vështirë ndërsa trupat amerikane po përfundojnë tërheqjen e tyre, por këmbënguli që forcat qeveritare kanë kapacitet për të luftuar me talibanët.

“Ajo që po shohim është një nga fazat më të komplikuara të tranzicionit”, tha ai në një fjalim në Kabul.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, tha se ai ishte i bindur se forcat e armatosura afgane mund t’i rezistonin talibanëve.

SHBA-ja dhe forcat aleate janë futur në Afganistan në vitin 2001, pas sulmeve terroriste të Al Kaidës në SHBA, më 11 shtator, 2001. /REL

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?