Biden e telefonon Putinin, ia bën një kërkesë

Biden e telefonon Putinin, ia bën një kërkesë

Presidenti Joe Biden i tha Presidentit Rus Vladimir Putin në një telefonatë të premten se ai duhet të “ndërmarrë veprime” kundër kriminelëve kibernetikë që veprojnë në Rusi dhe se Shtetet e Bashkuara gëzojnë të drejtën për të “mbrojtur popullin e tyre dhe infrastrukturën e jetike”, njoftoi Shtëpia e Bardhë. Biseda telefonike mes dy udhëheqësve vjen […]

Presidenti Joe Biden i tha Presidentit Rus Vladimir Putin në një telefonatë të premten se ai duhet të “ndërmarrë veprime” kundër kriminelëve kibernetikë që veprojnë në Rusi dhe se Shtetet e Bashkuara gëzojnë të drejtën për të “mbrojtur popullin e tyre dhe infrastrukturën e jetike”, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

Biseda telefonike mes dy udhëheqësve vjen më pak se një muaj nga takimi i tyre në Gjenevë, kur Presidenti Biden paralajmëroi kundër sulmeve të vazhdueshme kibernetike që vijnë nga Rusia ndaj bizneseve dhe infrastrukturës amerikane. Një sulm i ri kibenetik i lidhur me grupin REvil me qendër në Rusi, shkaktoi probleme të mëdha fundjavën e kaluar, duke prekur 1,500 biznese.

Shtëpia e Bardhë tha se “Presidenti Biden nënvizoi nevojën që Rusia të ndërmarrë veprime për t’i goditur grupet kibernetike që veprojnë në Rusi dhe theksoi se ai është i përkushtuar për vazhdimin e angazhimit për t’u përballur me kërcënimin e gjerë që paraqesin këto sulme”.

“Presidenti Biden përsëriti se Shtetet e Bashkuara do të ndërmarrin çdo veprim të nevojshëm për të mbrojtur njerëzit dhe infrastrukturën e tyre jetike përballë kësaj sfide të vazhdueshme”, thuhej në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë.

Biseda e fundit mes dy udhëheqësve botërorë pason një seri sulmesh ndaj infrastrukturës jetike dhe korporatave të mëdha çka po trajtohet nga administrata Biden si një problem urgjent që kërcënon sigurinë kombëtare.

Një sulm kibernetik në muajin maj ndaj një tubacioni të rëndësishëm në SHBA detyroi kompaninë të ndalë përkohësisht punën. Gazsjellësi Colonial i pagoi një shumë prej rreth 4.4 milionë dollarëve hakerave, kërkuar prej tyre si kusht për të çliruar veprimtarinë e kompanisë. Autoritetet amerikane arritën më pas të rimerrnin një pjesë të madhe të kësaj shume falë një operacioni të zhvilluar muajin e kaluar.

Hakerët arritën gjithashtu t’i zhvasin një shumë prej 11 milionë dollarësh kompanisë JBS SA, përpunuesit më të madh të mishit në botë./voa

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?