Berisha: Nuk është punë e kryeministrit të Kosovës që ta edukojë Aleksandër Vuçiqin

Berisha: Nuk është punë e kryeministrit të Kosovës që ta edukojë Aleksandër Vuçiqin

Opinionistja Kimete Berisha, ka kritikuar qasjen e kryeministrit Albin Kurti në raport me dialogun me Serbinë dhe takimin e tij me presidentin serb Aleksandër Vuçiq. Berisha thotë se nuk është punë e kryeministrit Kurti që ta edukojë e vetëdijësojë Vuçiqin për krimet që ka kryer Serbia në Kosovë. Ajo thotë se në vend të kësaj, […]

Opinionistja Kimete Berisha, ka kritikuar qasjen e kryeministrit Albin Kurti në raport me dialogun me Serbinë dhe takimin e tij me presidentin serb Aleksandër Vuçiq.

Berisha thotë se nuk është punë e kryeministrit Kurti që ta edukojë e vetëdijësojë Vuçiqin për krimet që ka kryer Serbia në Kosovë.

Ajo thotë se në vend të kësaj, Kurti do të duhej ta bënte atë që ka premtuar, që të mos ulet me Vuçiqin pa kërkuar falje ky i fundit për krimet e kryera në Kosovë, transmeton Periskopi.

„Hero do të ishte ai që nuk e pranon në bisedë Aleksandër Vuçiqin, ashtu siç ka premtuar Kryeministri Kurti, që nuk pranon negociata me Serbinë, pa kërkuar Serbia falje për krime dhe gjenocid ndaj shqiptarëve.

‘Ai që flet ndryshe dhe vepron ndryshe, quhet manipulant’”, ka shkruar Berisha në Facebook.

 

Reagimi i plotë i Kimete Berishës:

Pedagogu i Vuçiqit!

T’i tregosh Aleksandër Vuçiqit se shteti serb ka kryer gjenocid ndaj shqiptarëve të Kosovës është metodë pedagogjike e edukimit të ish ministrit për informim të Sllobodan Millosheviqit!

Aleksandër Vuçiqi e di më mirë se Ti se çfarë krimesh ka kryer shteti i tij ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Sepse atë punë e ka pasur, të dijë çfarë ndodh dhe sa po zbatohen urdhërat shfarosës të shefit të tij…sepse ka qenë njëri nga ata.

Nuk është puna e Kryeministrit të Kosovës ta edukojë, ta bindë dhe ta vetëdijësojë Aleksandër Vuçiqin!

Sepse Aleksandër Vuçiqi nuk e fsheh mendimin dhe bindjen se Serbia e Sllobodan Millosheviqit ka pasur të ‘drejtë’ t’i vrasë, t’i shfarosë, t’i djegë për së gjalli dhe t’i përndjekë shqiptarët!

Nevoja për ta bërë ‘njeri të mirë’ Aleksandër Vuçiqin, dhe obesioni shqiptar që ta bindin kryetarin serb të pendohet, të kërkojë falje dhe të përmirësohet, është neveritëse.

Aleksandër Vuçiqi i ka lodhur aq shumë shqiptarët me mohimin e krimeve ndaj shqiptarëve, e ka çuar aq larg ‘pazarin’ e së vërtetës, sa që veç nëse do ta pranonte të vërtetën, shqiptarëve u duket boll, shumë gëzohen me ua qarë hallin Serbia!

S’e kuptoj Pse! .

Nuk varet e vërteta e shqiptarëve nga Serbia!

E vërteta ka ndodhur para syve të botës.

Shqiptarët e kanë dëshmitare krejt botën për krimet që i kanë përjetuar, ama nuk qetësohen pa e pranuar edhe Serbia të vërtetën.

Nuk është e nevojshme që krimineli ta pranojë krimin e të pendohet, krimineli duhet të gjykohet e të dënohet.

Politika shqiptare është aq patetike ndaj Serbisë, e ka prurë punën deri aty sa sillet sikur pa e pranuar krimineli krimin e tij, nuk mjafton e vërteta.

Pse ke nevojë si viktimë të ta pranojë vuajtjen krimineli yt!

Viktima shqiptare nuk gjen qetësi pa ia pranuar vuajtjen krimineli?

Drejtësi, zotni, veç drejtësia e rehaton shpirtin dhe mendjen!

Pyetja është pse bota demokratike ende i konsideron njerëz normal ata që pajtohen me krimet e milicisë dhe ushtrisë serbe të Sllobodan Millosheviçit dhe i glorifikojnë ato, siç bën Aleksandër Vuçiqi.

E vërteta ka ndodhur, gjenocidi ndaj shqiptarëve është shkaktuar nga Serbia dhe tash dukesh si budalla kur autorit (Aleksandër Vuçiqit) ia dhuron librin e përgjakur, që e ka shkruar vet!

Pra, është absurde t’ia dhurosh autorit librin që e ka shkruar vet!

Hero do të ishte ai që nuk e pranon në bisedë Aleksandër Vuçiqin, ashtu siç ka premtuar Kryeministri Kurti, që nuk pranon negociata me Serbinë, pa kërkuar Serbia falje për krime dhe gjenocid ndaj shqiptarëve.

‘Ai që flet ndryshe dhe vepron ndryshe, quhet manipulant’.

P.S. Qe edhe një zbërthim i çështjes:

Për shembull: dihet se unë jam e ‘pakapshme’!

Prandaj, është absurde nëse mundohesh të më bindësh me mish e me shpirt se jam ‘e pakapshme’,

sepse Unë e di!

(E pakapshme do të thotë:

Që nuk mund të merret a të pushtohet dot nga kundërshtari).

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?