Berisha: Një besimtar i Kurtit ka shprehur gatishmërinë që t’i q* krejt të gjallët e të vdekurit e mi

Berisha: Një besimtar i Kurtit ka shprehur gatishmërinë që t’i q* krejt të gjallët e të vdekurit e mi

Opinionistja e njohur, Kimete Berisha, ka shkruar sërish për mesazhet kërcënuese që po merr në profiin e saj në Facebook. „Një besimtar i Kryeministrit (me emër e mbiemër) ka shprehur gatishmërinë e tij që t’i q. krejt të gjallët e të vdekurit e m’i“, shkruan ajo. Shkrimi i plotë: Unë, censura! Më vjen keq që […]

Opinionistja e njohur, Kimete Berisha, ka shkruar sërish për mesazhet kërcënuese që po merr në profiin e saj në Facebook.

„Një besimtar i Kryeministrit (me emër e mbiemër) ka shprehur gatishmërinë e tij që t’i q. krejt të gjallët e të vdekurit e m’i“, shkruan ajo.

Shkrimi i plotë:

Unë, censura!

Më vjen keq që e kam bllokuar mundësinë e komenteve në shkrimet e m’ia.

Deri te kjo ‘censurë’ nuk ka ardhur shkaku i një fushate kërcënuese ndaj meje, një ostracizmi, ku qeveria me votën popullore përmes besimtarëve dhe paramilitarëve të saj-banorë të Facebook-ut, do të të përzë nga ‘qyteti i Facebook-ut’, për 10-të vjet!

Kjo nuk ka ndodhur as për shkak se grupe besimtarësh të Kryeministrit kur më takojnë në rrugë më provokojnë, e kanë një zanat interesant:

kur janë grumbull, ia nisin me 1.2.3 dhe qeshin me dhunë, me zë aq të lartë, sa ti të ndjehesh ‘e çuditshme’ dhe banore e tepërt e këtij vendi!

Por kjo ‘censurë’ ka ndodhur për shkak të një shamje-kërcënimi me sms.

Një besimtar i Kryeministrit (me emër e mbiemër) ka shprehur gatishmërinë e tij që t’i q. krejt të gjallët e të vdekurit e m’i.

Shamjet dhe kërcënimet me të gjallët, nuk më lënë përshtypje, anipse jam rritur në familjen kur kurrë (ama kurrë) nuk e kam dëgjuar asnjë shamje.

Mua më ka lënë përshtypje shamja nekrofile, pra gatishmëria e besimtarit të Kryeministrit që të përdhunojë në varr ‘të vdekurit’ e m’i.

Unë nuk kam shumë ‘të vdekur’, por ata që janë, i dalin boll, kam shumë besim se ‘ata’ nuk dorëzohen lehtë, se n’këtë jetë kanë qenë dofarë mangupash, dofarë robijashash, dofarë pleqnarësh e do gra fisnike që gjatë pushtuesit janë detyruar ta lyejnë fytyrën e bukur me bojë të zezë e me lloç, për ta shpëtuar.

Unë kam besim të plotë te ‘të vdekurit e m’i’, por nuk kam besim te Drejtësia shqiptare, prandaj nuk e kam paraqitur rastin në polici.

Mendoj se gjarprit duhet t’i mbyllet dera e shtëpisë,

korbin duhet ta mbajmë larg,

arushën duhet ta censurojmë se i han bletët,

të keqes duhet t’i mbyllet dera, të censurohet.

Por më vjen keq që sherri i besimtarëve fanatik të Kryeministrit, jam detyruar t’ju privojë edhe Juve të dashurve të m’i nga e drejta për të komentuar.

Ndjehem e qetë (po më shkon censura me karakter), sepse po ndjehem e lirë dhe e pavarur, si në kohën e gazetarisë – letër, kur shkrimtari nuk kishte kontakt me lexuesin dhe ekzistonte distanca.

Kurrë s’ka qenë idea ime t’ia ndryshoj mendjen askujt, as të tërheq vëmendjen e askujt, e aq më pak të varem nga lexuesit.

Unë nuk shkruaj për lexuesit. Unë shkruaj për vete.

Kur shkruaj, nuk mendoj për askënd – kur shkruaj, ndjej.

Këtyre ditëve kam lexuar aq shumë për shamjet, dhe jam habitur pse çdo shamje lidhet me organe seksuale.

Më ka interesuar cilët popuj merren ms shamje nekrofile, kush preferon seksin me varre, cilët popujt ta shajnë ‘nanën në varr’, cilët popuj e konsiderojnë ngadhnjimtare shamjen ‘ta q. nanën n’vorr’ , përveç shqiptarëve!

Jam gati të doktoroj në lëminë e shamjeve, por ende nuk gjeta shamje nekrofile (shprehje e dëshirës për të përdhunuar seksualisht të vdekurit në varr’, përveç te shqiptarët dhe serbët.

Veç serbët na e kalojnë, ata janë edhe më të fëlliqtë, ata i shajnë edhe fëmijët në barkun e nanës.

E shqiptarët, shqiptarët ta shajnë edhe farën (ta shajnë ADN-në).

Larg është Dielli për Ne.

Besoni. Prandaj, populli shqiptar nuk bëhet rehat.

Kur është I LIRË bëhet i egër, kur është ROB – zbutet.

P.S.

They came first for the Communists, and I didn’t speak up because I ëasn’t a Communist.

Then they came for the trade unionists, and I didn’t speak up because I ëasn’t a trade unionist.

Then they came for the Jeës, and I didn’t speak up because I ëasn’t a Jeë.

Then they came for me, and by that time no one ëas left to speak up.”

— Pastor Martin Niemöller

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?