Belgjika shpall ditë zie në nderim të viktimave të vërshimeve

Belgjika shpall ditë zie në nderim të viktimave të vërshimeve

Belgjika ka shpallur një ditë zie kombëtare për javën e ardhshme, pas vdekjes së 20 personave dhe zhdukjes së 20 të tjerëve nga vërshimet. “Ato që do të duhej të ishin ditë të bukura vere papritmas u shndërruan në ditë të errëta e jashtëzakonisht të dhimbshme për bashkëqytetarët tanë. Këto janë rrethana të veçanta, të […]

“Ato që do të duhej të ishin ditë të bukura vere papritmas u shndërruan në ditë të errëta e jashtëzakonisht të dhimbshme për bashkëqytetarët tanë. Këto janë rrethana të veçanta, të cilat vendi ynë s’i ka parë në të kaluarën”, deklaroi Kryeministri i Belgjikës, Alexander De Croo.

Reshjet, që zgjatën një javë, më në fund u ndalën, pasi në disa vende e arritën nivelin që normalisht pritet një herë në 200 vjet. Megjithatë, banorët në disa pjesë të Belgjikës ende nuk ndihen të sigurt, sepse Lumi Meuse po e rrit nivelin e ujit. Ky lumë kalon nëpër qytetin Liege.

“Kemi punuar, kemi renovuar gjithçka, po humbim gjithçka që kemi pasur. Tani duhet të nisim nga zeroja dhe të punojmë pak nga pak për t’i kthyer gjërat në vend”, tha Sylvia Calvo Lorente, përderisa i vëzhgonte dëmet në shtëpinë e saj në qytezën Trooz.

Në qytezën lindore, Verviers, lumi me nivel të rritur të ujit ende po i prekte rrugët, ku njerëzit mundoheshin që t’i shpëtojnë dyqanet, shtëpitë dhe veturat, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

Qeveria vendosi që dita e martë të jetë ditë zie dhe që të pakësohen festimet një ditë më pas, kur shënohet Dita Kombëtare e Belgjikës.

Belgjika i ka bërë thirrje për ndihmë mekanizmit të BE-së për mbrojtje civile, duke rezultuar në ndihma nga Franca, Austria e Italia, kryesisht përmes barkave, helikopterëve dhe personelit të kërkim-shpëtimit.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?