‘BE’ja s’ka faj për gabimet e Kosovës’, Opozita e shoqëria civile kritikojnë ashpër ministren Schwarz

‘BE’ja s’ka faj për gabimet e Kosovës’, Opozita e shoqëria civile kritikojnë ashpër ministren Schwarz

Gjatë ditës së djeshme, ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla – Schwarz ka mbajtur në fjalim në Forumin e Dubrovnikut, fjalim ky që është komentuar e kritikuar shumë gjatë ditës së djeshme. Në këtë fjalim të sajin, Schwarz ka thënë se Bashkimi Evropian nuk është fajtore për gabimet e Kosovës dhe të […]

Gjatë ditës së djeshme, ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla – Schwarz ka mbajtur në fjalim në Forumin e Dubrovnikut, fjalim ky që është komentuar e kritikuar shumë gjatë ditës së djeshme.

Në këtë fjalim të sajin, Schwarz ka thënë se Bashkimi Evropian nuk është fajtore për gabimet e Kosovës dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke arsyetuar kështu mosliberalizimin e vizave dhe mos’hapjen e negociatave për pranim në BE, për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, shkruan Gazeta Metro.Fjalimin e plotë të saj, Schwarz e publikoi edhe në Facebook, ndërsa kritikat filluan menjëherë pas raportimit të mediave për këtë pjesë të deklaratës së saj, ndërsa, ajo zgjodhi që t’i kritikojë mediat për ‘fake news’, derisa në fjalim kishte folur për lirinë e mediave.

“Prandaj, por mbi të gjitha për veten tonë, ne duhet të përmbushim detyrat tona: Duhet të ndërtojmë shtetin ligjor, duke përfshirë edhe të qenit të ashpër ndaj korrupsionit. Duhet të garantojmë lirinë e shtypit dhe të bëjmë reformë të vërtetë ligjore. Ne ende nuk kemi arritur aty. Dhe nuk asnjë arsye pse ta fajësojmë BE-në për gabimet tona. Askush nga ne nuk do të duhej të mashtronte veten duke thënë apo menduar që mund të hyjmë (në BE) pa i kryer punët tona.”, ishte deklarata e Schwarz që bëri bujë.

E para që reagoi ndaj Schwarz ishte nëtarja e Partisë Demokratike të Kosovës dhe ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku e cila i tha ministres së Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla – Schwarz se nuk duhet të shtrembërohet e vërteta në dëm të Kosovës dhe se e ka detyrë ta plasojë Kosovën në dritën e saj më të mirë.

“E nderuara Ministre, Para pak javësh në Prishtinë, Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë konfirmoi atë të cilën Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian po e përsërisin tani e disa vite: Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave. Keni parasysh, qytetarët e Venezuelës, Kolumbisë e shumë të tjerë deri në Taiwan mund të udhëtojnë pa viza në BE. Askush nuk po thotë se Kosova është gati sot të jetë anëtare e BE-së, sepse ne kemi ende për të bërë në luftën kundër korrupcionit, në sundimin e ligjit dhe në përjetësimin e vlerave evropiane. Por, ta keni të qartë, as brenda BE-së nuk ka uniformitet në zbatimin e vlerave dhe standardeve. Jo të gjitha vendet e BE-së janë në nivelin e Finlandës apo Suedisë.Por, mbi të gjitha, ju jeni Ministre e Jashtme e Kosovës. Detyra e juaj është ta plasoni Kosovën në dritën e saj më të mirë. Jo të mos e thoni të vërtëtën, por as mos ta shtrembëroni atë.”, shkroi Çitaku.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?