Bëhet ‘zdralë’ reperi kosovar: Capital T pas skandalit me kryq tash thotë që s’kishte dorë (Video)

Bëhet ‘zdralë’ reperi kosovar: Capital T pas skandalit me kryq tash thotë që s’kishte dorë (Video)

Reperi i njohur shqiptar, Capital T, për verës solli për fansat e tij një këngë të re e verore por u tregua një ‘zdralë’ e vërtetë. “Buzëqeshje” titullohet projekti muzikor i reperit, por i cili nuk i ka lënë të buzëqeshur shumë qytetarë të besimit të krishterë. Teksa klipi vë në pah bukuritë e shumta […]

Reperi i njohur shqiptar, Capital T, për verës solli për fansat e tij një këngë të re e verore por u tregua një ‘zdralë’ e vërtetë.

“Buzëqeshje” titullohet projekti muzikor i reperit, por i cili nuk i ka lënë të buzëqeshur shumë qytetarë të besimit të krishterë.

Teksa klipi vë në pah bukuritë e shumta të qytetit të Shkodrës, një detaj i vogël, mori vëmendjen e shumë fansave.

Bëhet fjalë për kryqin e Kishës së Madhe të Shkodrës, i cili me anë të efekteve vizuale në klip, është bërë “i padukshëm”.

Kjo ka bërë që shumë fansa të fesë katolike të ndjehen të fyer dhe të kërkojnë llogaridhënie nga reperi se pse veproi në këtë mënyrë.

Dhe në orët e vona të së martës, Kapo bëri një sqarim përmes rrjetit social Instagram, duke shkruar se ka qenë një keqkuptim dhe se ai dhe produksioni po punojnë fort për ta përmirësuar atë.

“Sqarim: Nëse unë e kam një qëndrim do e kisha mbajtur, s’jam nga ata që tërhiqem por kam qenë promovues i qyteteve objekteve fetare, plazheve e bukurive natyrore në krejt Shqiptarinë dhe realisht jam ndër të parët që kam xhiruar nëpër kisha. Por gabimet ndodhin dhe unë s’jam kameraman as editues dhe e vërteta është që s’kam dorë në këtë gabim të produksionit dhe po bëjmë gjithçka që ta zëvendësojmë”, ka shkruar në InstaStory reperi, emri i vërtetë i të cilit është Trim Ademi.

*

ZDRALË f.

  • Lerë në trup a në rroba, që bëhet nga të palarët, zhul. Ka vënë zdralë jaka (kapela).I hoqi zdralën.
Të ngjashme
Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya