Bedri Hamza për ministrat e Kurtit: Me pasë dikush me mujt me i disciplinu, janë të lazdrum

Deputeti i PDK-së Bedri Hamza, ka kërkuar nga pozita që të sqarojë disa nga marrëveshjet financiare ndërkombëtare se për çka do të përdoren, në mënyrë që siç tha ai, opozita të mund ti votojë. Ai pati kritika për disa nga ministrat e qeverisë Kurti për të cilët tha se janë të lazdruar. “Pse është planfikuar […]
Deputeti i PDK-së Bedri Hamza, ka kërkuar nga pozita që të sqarojë disa nga marrëveshjet financiare ndërkombëtare se për çka do të përdoren, në mënyrë që siç tha ai, opozita të mund ti votojë.
Ai pati kritika për disa nga ministrat e qeverisë Kurti për të cilët tha se janë të lazdruar.
“Pse është planfikuar me u rritë borxhi publik për gjysmë milliard euro, këtë nuk e kam shpikur. Te marrëveshjet financiare ndërkombëtare nuk janë të gjitha të njejta. Secila i ka specifikat e veta. Në parim jam me i përkrah, por për disa prej tyre po kërkojmë sqarime se për cka do të përdoret, si do të përdoret. Nuk është shumë prej shumicës me u ulë me bisedu me opozitën për me pasë përkrahjen. Unë po shoh këtu do ministra, me pasë dikush, kanë nevojë me i disciplinu dikush, nuk po i referohem ministrit të Financave, por disa ministra të lazdrum të cilët nuk e dijnë misionin e ministrit”, tha Hamza./Periskopi/












