BE: Sundimi i ligjit dhe liria e mediave po kërcënohen në Hungari dhe Poloni

BE: Sundimi i ligjit dhe liria e mediave po kërcënohen në Hungari dhe Poloni

Liria e mediave dhe pavarësia e gjyqësorit janë duke u përballur me kërcënime në rritje në Hungari dhe Poloni, derisa korrupsioni mbetet sfidë e madhe për të dyja vendet anëtare të Bashkimit Evropian, ka thënë Komisioni Evropian, në raportin e ri për sundim të ligjit. Bashkimi Evropian ka thënë vazhdimisht se standardet demokratike janë duke […]

Bashkimi Evropian ka thënë vazhdimisht se standardet demokratike janë duke u sfiduar në Hungari dhe Poloni.

Komisioni Evropian ka përmendur edhe Slloveninë, e cila aktualisht udhëheq presidencën e bllokut me 27 anëtarë, për shkelje të lirive të mediave lokale, duke përmendur ngacmimet online dhe kërcënimet kundër gazetarëve sllovenë.

“Ka vend për shqetësim serioz në një numër të vendeve anëtare, sidomos kur është fjala për pavarësi të gjyqësorit”, ka thënë Vera Jourova, nën-presidente e Komisionit për Vlera dhe Transparencë.

Në raport është thënë se Polonia nuk përmbush standardet në sistemin e drejtësisë, kornizën kundër korrupsionit dhe lirinë e mediave.

Gjykata Evropiane e Drejtësisë ka thënë javën e kaluar se një dhomë disiplinore e Gjykatës Supreme në Poloni nuk garanton paanshmëri dhe pavarësi dhe cenon pavarësinë e gjyqësorit.

Në raport është veçuar edhe Hungaria për mungesë të masave joadeukate për luftim të korrupsionit, derisa është paralajmëruar se liria e mediave dhe pluralizmi “janë në rrezik”.

Në Hungari, “rreziqet nga klientelizmi, favorizimet dhe nepotizmi në administratën publike, si dhe rreziqet që lidhen me biznese dhe figura politike, vazhdojnë të mos adresohen”, është thënë në përmbledhje të raportit.

Këto përfundime rrezikojnë të përballin Varshavën dhe Budapestin me pasoja serioze.

Një mekanizëm i krijuar vitin e kaluar, pas shqetësimeve në rritje për këto dy vende të Evropës Qendrore, lidh nivelin e sundimit të ligjit me fondet e BE-së, duke i mundësuar Brukselit të bllokojë paratë në rast të shkeljeve të rënda./rel

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?