BE përsërit thirrjen kundër mohimit të gjenocidit në Srebrenicë

BE përsërit thirrjen kundër mohimit të gjenocidit në Srebrenicë

Duke reaguar ndaj vendimit të përfaqësuesit të lartë në Bosnje e Hercegovinë, që mohimi i gjenocidit të jetë vepër e dënueshme, Bashkimi Evropian ka përsëritur thirrjen që gjenocidi në Srebrenicë të mos mohohet. BE-ja po ashtu ka kërkuar që liderët politikë të përmbahen nga retorika nxitëse. “Kemi marrë në dijeni miratimin e Ligjit kundër mohimit […]

Duke reaguar ndaj vendimit të përfaqësuesit të lartë në Bosnje e Hercegovinë, që mohimi i gjenocidit të jetë vepër e dënueshme, Bashkimi Evropian ka përsëritur thirrjen që gjenocidi në Srebrenicë të mos mohohet.

BE-ja po ashtu ka kërkuar që liderët politikë të përmbahen nga retorika nxitëse.

“Kemi marrë në dijeni miratimin e Ligjit kundër mohimit të gjenocidit. Ky është një vendim nga ana e përfaqësuesit të lartë (Valentin) Inzko. Duam të jemi të qartë: revizionizmi dhe mohimi i gjenocidit janë kundër vlerave fondamentale evropiane”, ka thënë një zëdhënës i BE-së.

I njëjti ka thënë se pajtimi është një prej prioriteteve kryesore që Bosnja e Hercegovina duhet të përmbushë në mënyrë që të ecë në rrugën drejt BE-së.

“BE-ja ka qenë e qartë në pritjet e saja në këtë drejtim, së fundmi edhe në deklaratën e përbashkët të përfaqësuesit të lartë (Josep) Borrell dhe komisionarit (Oliver) Varhelyi, që kanë lëshuar me rastin e 26-vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë”, ka thënë ky zëdhënës.

Borrell dhe Varhelyi, në atë deklaratë kishin thënë se në Evropë nuk ka vend për mohim të gjenocidit dhe se përpjekjet për të relativizuar ose mohuar gjenocidin, apo për të rishkruar historinë, janë të papranueshme.

“BE-ja pret nga liderët në Bosnje e Hercegovinë që të veprojnë në mënyrë sovrane dhe të marrin hapa konkretë për të promovuar një hapësirë të përshtatshme për pajtim në mënyrë që të tejkalohet trashëgimia e luftës”, thuhet në reagimin e zëdhënësit të BE-së.

Në të njëjtën përsëritet se BE-ja është e përkushtuar ndaj sovranitetit, unitetit dhe integritetit territorial të Bosnje e Hercegovinës.

“BE-ja u bën thirrje të fuqishme të gjithë liderëve politikë që të përmbahen nga përdorimi i retorikës përçarëse dhe nxitëse dhe të përmbahen nga ndërmarrja e hapave të cilat mund të pengojnë perspektivën evropiane të këtij shteti”, ka thënë zëdhënësi i BE-së.

Përkundër thirrjeve të vazhdueshme që të mos mohohet gjenocidi në Srebrenicë, Serbia si dhe partitë serbe dhe pro-serbe në vendet fqinje, si në Bosnje e Hercegovinë, Kosovë dhe Mal të Zi, vazhdojnë të mohojnë këtë gjenoci

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?