Banorët e Deçanit rrëfejnë simptomat, insistojnë se janë helmuar nga uji

Banorët e Deçanit rrëfejnë simptomat, insistojnë se janë helmuar nga uji

Banorë të shumtë të fshatrave të Deçanit po vazhdojnë të kërkojnë trajtim mjekësor pranë Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në këtë komunë. Të njëjtit para mikrofonit të KosovaPress insistojnë se simptomat si vjellja, temperatura, dhimbja e kokës dhe i plogështi janë si pasojë e helmimit nga uji pavarësisht se IKSHPK hodhi poshtë se uji ka […]

Të njëjtit para mikrofonit të KosovaPress insistojnë se simptomat si vjellja, temperatura, dhimbja e kokës dhe i plogështi janë si pasojë e helmimit nga uji pavarësisht se IKSHPK hodhi poshtë se uji ka qenë i kontaminuar.

Kimete Dervishaj nga fshati Gllogjan i Deçanit është njëra nga të prekurit nga helmimi. Ajo thotë se në ketë fshat numri i të helmuarve është i madh.

Ajo është e bindur se shëndeti i saj u përkeqësua pas konsumimit të ujit.

“Lodhje, dhimbje lukthi, brinjëve, ethe, temperaturë të gjitha. […] Shumë familjarë jemi të infektuar. […] Veç unë jam në familjen time. […] Në rrethin tonë ka shumë. Është helmim sepse si kemi pi ujë pastaj jemi helmuar, si e kam pi gotën e parë në mëngjes kam pasur dhimbje koke e lukthi. […] I mirë është trajtimi (nga mjekët) disa (barna) duhet t’i blejmë e disa po i kanë”, tha ajo.

Të infektuar janë edhe vajza 8-vjeçare dhe djali 3-vjeçar i Agim Dodajt. Ai thotë se ende nuk e dinë prej nga erdhi ky helmim.

“Simptomat e para janë vjellje dhe diarreja. Arsyen e saktë nuk na e kanë treguar ende. […] (Më janë helmuar) vajza 8-vjeçare dhe djali 3 vjeç. Djali mirë është por edhe vajza tani pasi e mori infuzioni është mirë”, u shpreh Dodaj.

Xhevat Sheqiri, banor i Gllogjanit, thotë se familjarët e tij tashmë po ndjehen më mirë pas trajtimit mjekësor.

Ai është i bindur se helmim erdhi nga uji i pijshëm.

“Më ka prekur bashkëshorten, vajzën, e kam studente në Prishtinë por ka qenë ka qëndruar këtu dhe të dielën ka shkuar, të hënën e ka prekur edhe djalin e ka prekur, mua jo. […] Të njëjtën terapi gjithsecili që ka ardhur e ka pasur. […] Kush ka pi ujë është helmuar, kryekëput është prej ujit”, u shpreh ky banor i Deçanit.

Në 24 orët e fundit me simptoma të njëjta trajtim mjekësor në Qendrën Kryesore të Deçanit kanë kërkuar 310 pacientë, ndërsa vetëm sot deri në mesditë janë trajtuar 55 qytetarë. Në total shifrat e personave të helmuar ka shkuar në 1 mijë 62. Këto të dhëna i ka bërë te ditura drejtori i QKMF-së në Decan, Selmon Berisha.

Ndërsa, lidhur me situatën e krijuar si pasojë e helmimit të dyshuar nga uji, konferencë për media në orën 16:00 pritet të mbajë kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?