Baltoni i Vjosës për ministrat e Listës Vjosës: Po frikësohen që i shkarkon Albini

Baltoni i Vjosës për ministrat e Listës Vjosës: Po frikësohen që i shkarkon Albini

Koordinatori i Listës Vjosa për qytetin e Ferizajit, Balton Dërguti, ka thënë së udhëheqësit e Listës Vjosa apo Lista Guxo, nuk po kanë guxim që të kandidojnë të vetëm në zgjedhje dhe jo bashkë me Vetevendosjen ngase sipas tij po frikësohen se mund të shkarkohen nga pozitat që kanë në Qeverinë Kurti. Dërguti në një […]

Dërguti në një pronocim për Periskopin ka theksuar se Donika Gërvalla është e vetmja që ka hezituar që të mosformohet Lista Vjosa si subjekt politik ose si iniciativë qytetare në nivel të vendit.

“Unë siç e shoh ata nuk kanë guxim, pra ministrat dhe deputetët me ba një gjë të tillë sepse siç duket edhe po frikësohen se mos po shkarkohen. Unë nuk e di arsyen pse ata na kanë pru para një situate të tillë që 5 muaj nuk e kemi formuar subjektin politik.”

“Ne kemi bisedu me Donikën me Fatonin me deputetët e tjerë, thuajse të gjithë kanë qenë për themelimin e një subjekti politik, përjashto Donika Gërvallën e cila që një kohë ka shfaq dyshimet e saj nëse do të jetë e gatshme ta pranojë një detyrë të tillë si kryetare e partisë tonë. Ndoshta hezitimet e saj kanë ndikuar që edhe të tjerët mund të kenë hezitim që mos të ketë një subjekt politik. Ndoshta është edhe kërkesë e Vetëvendosjes që mos të kemi subjekt tonin politik dhe këta po i ruajnë interesat e tyre personale. Nuk kemi përgjigje të saktë se pse nuk po formohet, na kanë thanë sot neser, sot nesër, sot nesër dhe na kanë lanë me prit deri tash”, ka thënë ai për Periskopin.

Dërguti ka akuzuar disa nga udhëheqësit e Listës Vjosa për largimin e struktuarve nga kjo nismë për shkak të mosthemelimit të subjektit politik.

“Mirëpo duke pas parasysh që njerëzitt që janë në pozita e që po folin në emër tonë na kanë lënë me qëllim në këtë pozitë dhe në qytete tjera për fat të keq na kanë ikur për shkak se e kanë kuptuar që nuk do të ketë subjekt politik dhe i kanë sjell qytetet tjera në pozitë që edhe po të formohet iniciativa më nuk i kanë njerëzit sepse ju kanë ikë janë mbyll të gjitha zyret”, u shpreh ai.

Dërguti ka treguar se cila është zgjidhja për të dalë nga kriza që janë futur dhe përplasjet që po ndodhin në disa degë të kësaj iniciative qytetare.

“Zgjidhja e duhur është realizimi i premtimeve që i kemi dhënë gjatë fushatës zgjedhore që të kemi subjektin tonë politik, qoftë edhe si iniciativë qytetare në nivel të Kosovës dhe të garojmë në zgjedhje komunale për asamble dhe në qytete të ndryshme të shihet mundësia, ku jemi më të fortë të kandidojmë me kandidatin tonë për kryetar dhe aty ku jemi më të dobët të bëjmë koalicion për kryetar por aessesi për listë për asamble”, ka thënë ai për Periskopin.

“Në Ferizaj ne kandidojmë si Lista Guxo”, u shpreh ai, duke bërë të ditur që nuk do të respektojnë vendimin e kryesisë së Listës Vjosa të cilët kanë thënë se në zgjedhjet komunale do të kandidojnë bashkë më Vetëvendosjen.

Kujtojmë që përplasje ka pasur edhe në degë të tjera të Listës Vjosa të cilët kanë shprehur pakënaqësi rreth kandidimit si listë e përbashkët me Vetëvendosjen për zgjedhjet komunale.

Zgjedhjet komunale pritet të mbahen me 17 tetor./Periskopi/

Mashtruam elektoratin: Edhe kundër-kandidati i Vjosës për president i del kundër Listës Vjosa

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?