Bajrami: Shihni se si Qeveria Kurti përmes KShC-së po i favorizon kolegjet private dhe e ka paralizuar UP-në

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami njëherit ish-ministre e arsimit, ka kritikuar Qeverinë Kurti se përmes bllokimit të vendimmarrjes në Këshillin Shtetëror të Cilësisë, e ka paralizuar Universitetin e Prishtinës dhe universitet tjera publike, duke i favorizuar ato private. “Zvarritja e qëllimshme në atë kohë u pati arsyetuar që paralizon sistemin e arsimit publik. Për këtë […]
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami njëherit ish-ministre e arsimit, ka kritikuar Qeverinë Kurti se përmes bllokimit të vendimmarrjes në Këshillin Shtetëror të Cilësisë, e ka paralizuar Universitetin e Prishtinës dhe universitet tjera publike, duke i favorizuar ato private.
“Zvarritja e qëllimshme në atë kohë u pati arsyetuar që paralizon sistemin e arsimit publik. Për këtë veprim, u pat deklaruar se mungesa e kuorumit në KSHC e paralizon arsimin e lartë.Janë bllokuar rreth 94 programe akademike në Universitetin e Prishtinës dhe po aq programe në Universitete publike. Kjo zvarritje e qëllimshme e vendimmarrjes në KSHC ka paralizuar Universitetet publike që nuk po mundo të regjistrojnë studentë ndërsa Universitetet private po prezantojnë regjistrimet e studentëve çdo ditë. KSHC dhe të dërguarit tuaj në këtë Këshill, qëllimisht e kanë bllokuar vendimmarrjen në këtë institución vital të shtetit për të favorizu kolegjet private në kurriz të universiteteve publike. Kjo është e paligjshme dhe tepër e dëmshme sepse prish bilancet në sistemin e arsimit të lartë në Kosovë. Kemi lexuar dhe është raportuar janë përpjekjet e anëtarëve të KSHC për të ndërhy në raportet e ekspertëve ndërkombëtare. Kjo dot ë ishte edhe një goditje edhe më e rëndë për arsimin në Kosovë”, ka thënë Bajrami./Periskopi/












