B.1.621: Një variant i ri i koronavirusit nën hetime

Shërbimi Shëndetësor Publik i Anglisë ka njoftuar se një variant tjetër i koronavirusit është nën hetime. Varianti, i njohur si B.1.621, ishte përcaktuar si variant pas hetimeve të bëra të mërkurën. Nuk ka prova për të thënë se i bën vaksinat më pak efektive, apo se shkakton sëmundje më të rëndë, ka deklaruar ky Shërbim. […]
Varianti, i njohur si B.1.621, ishte përcaktuar si variant pas hetimeve të bëra të mërkurën.
Nuk ka prova për të thënë se i bën vaksinat më pak efektive, apo se shkakton sëmundje më të rëndë, ka deklaruar ky Shërbim.
Gjashtëmbëdhjetë raste janë konfirmuar me B.1.621 në mbarë Britaninë e Madhe deri tash.
Shumica e rasteve janë të lidhura me udhëtarët jashtë vendit nuk ka prova të infektimeve komunitare në Britani.
Në deklaratë thuhet që po kryhen testime laboratorike për të kuptuar më mirë se si mutacionet afektojnë sjelljen e virusit. /Periskopi












