Asociacioni i Komunave të Kosovës shpreh gatishmërinë për t’i dalë në krah Deçanit

Asociacioni i Komunave të Kosovës shpreh gatishmërinë për t’i dalë në krah Deçanit

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka shprehur gatishmërinë që të përkrahin në çfarëdolloj komunën e Deçanit, pas rasteve të fundit të helmimit të mbi 1 mijë e 500 qytetarëve. Drejtori i AKK-së, Sazan Ibrahimi ka thënë se të gjithë kryetarët e komunave të Kosovës, njëzëri janë të pajtimit që të ndihmojnë Deçanin në këtë situatë. […]

Drejtori i AKK-së, Sazan Ibrahimi ka thënë se të gjithë kryetarët e komunave të Kosovës, njëzëri janë të pajtimit që të ndihmojnë Deçanin në këtë situatë.

“Përmes AKK kryetarët shprehin solidaritetin dhe gatishmërinë që ta përkrahin komunën e Deçanit në çfarëdo forme që është e nevojshme dhe e domosdoshme. Kryetarët njëzëri e shprehën këtë gatishmëri gjatë komunikimit të sotëm që patën në AKK”, ka thënë ai për Express.

Në ndërkohë, Mbi 1 mijë e 500 persona, në mesin e tyre edhe 51 fëmijë janë helmuar në Deçan. Dyshimet e para janë se banorët e kësaj komune janë helmuar nga uji i pijshëm. Ndërsa, komuna e Deçanit sot ka shpallur gjendjen emergjente për shkak të helmimeve, derisa prokuroria ka filluar hetimet për mënyrën se si ka ardhur helmimi i mbi 1 mijë e 500 personave.

Ndërsa, në mesin e të helmuarve janë edhe 51 fëmijë, të cilët janë dërguar për trajtim në Spitalin e Pejës.

“Që nga dita e shtunë e deri më tani kanë kërkuar ndihmë shëndetësore 77 qytetarë nga Deçani dhe atë 51 në repartin e pediatrisë dhe 26 në emergjencë“, kanë thënë zyrtarë për informim të Spitalit të Pejës.

Në anën tjetër, drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan, Selmon Berisha, ka thënë sot për media se numri i personave të helmuar që kanë kërkuar ndihmë shëndetësore në këtë qendër ka shkuar në mbi 1 mijë e 500.

Ai ka thënë se gjendja e pacientëve është e mirë.

Ndërsa, derisa gjatë 24 orëve të fundit në këtë qendër janë raportuar dy viktima, mjekë nga QKMF kanë thënë për Express se viktimat kanë pasur probleme tjera shëndetësore, njëri edhe probleme me zemër, andaj edhe vdekjet e tyre nuk janë lidhur me helmimin.

Komuna e Deçanit, në bazë të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale dhe Ligjit për Parandalimin dhe Sëmundjeve Ngjitëse të Statutit të komunës së Deçanit, ka marrë vendim sot që të shpallet gjendje emergjente në tërë territorin e kësaj komune.

Me t’u marrë ky vendim është kërkuar që të punohet me kapacitete të plota njerëzore dhe humane për t’u dalë në ndihmë qytetarëve të Deçanit.

Ndërsa, Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” ka kërkuar që uji në fshatrat e Deçanit të mos përdoret për pije.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?