Asambleist Quni akuza ndaj Komunës së Prizrenit: I keni shpëlarë 30 mijë euro, do të shkoni në prokurori

Anëtari i Kuvendit Komunal (KK) të Prizrenit nga Nisma Socialdemokrate, Shukri Quni, ka kritikuar zyrtarët e lartë të Komunës së Prizrenit për keqpërdorime në rastin e Karantinës së paralajmëruar në Pushimoren e Nashecit, në fillim të pandemisë. Quni deklaroi kështu në mbledhjen e djeshme të Kuvendit Komunal të Prizrenit pas një debati me nënkryetarin e […]
Quni deklaroi kështu në mbledhjen e djeshme të Kuvendit Komunal të Prizrenit pas një debati me nënkryetarin e Komunës së Prizrenit, Visar Shehun, duke e paralajmëruar atë për përballje me Prokurorinë, pasi sipas tij bëhet fjalë për shpërlarjen e rreth 30 mijë eurove në atë rast.
“Ki përgjegjësi. E ke sjell karantinën në Pushimoren e Nashecit. Ku mbeten ato krevate, ato investime? I keni shpërla rreth 30 mijë euro. Do të shkoni në Prokurori!”, deklaroi Quni.












