Arrestohet i dyshuari kryesor për vrasjen e presidentit të Haitit

Policia në Haiti tha se ka arrestuar një mjek, që beson se është “i dyshuari kryesor” në organizimin e vrasjes së presidentit haitian, Jovenel Moise. Policia tha se Christian Emmanuel Sanon, 63 vjeç, shtetas i Haitit, ka shkuar atje me avion privat në fillim të qershorit, për “motive politike”. Shefi i policisë, Leon Charles, tha […]

Policia në Haiti tha se ka arrestuar një mjek, që beson se është “i dyshuari kryesor” në organizimin e vrasjes së presidentit haitian, Jovenel Moise.

Policia tha se Christian Emmanuel Sanon, 63 vjeç, shtetas i Haitit, ka shkuar atje me avion privat në fillim të qershorit, për “motive politike”.

Shefi i policisë, Leon Charles, tha se plani fillestar ka qenë të arrestohet presidenti, por “misioni pastaj ka ndryshuar”.

Charles nuk dha më shumë hollësi.

Presidenti Moise, 53 vjeç, është vrarë në rezidencën e tij më 7 korrik.

Policia ka fajësuar më herët 28 mercenarë të huaj.

Gruaja e presidentit, Martine Moise, është plagosur në sulm dhe pastaj është dërguar për trajtim në SHBA.

Ajo ka thënë se sulmi ka ndodhur aq shpejt, saqë burri i saj nuk ka qenë në gjendje të thotë “asnjë fjalë të vetme”.

Presidenti i vrarë i Haitit, Jovenel Moise, dhe gruaja e tij, Martine.

Një delegacion i zyrtarëve të lartë të sigurisë dhe drejtësisë amerikane ka arritur të dielën në Haiti për të vlerësuar situatën e sigurisë.

Moise ka qenë president i Haitit – vendit më të varfër në dy Amerikat – qysh në vitin 2017.

Ai është përballur me akuza për korrupsion dhe është sfiduar nga disa protesta anti-qeveritare.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?