Ardian Gjini 100% i bindur se s’do ta ketë rivale në zgjedhje shefen e deputetëve të VV-së

Ardian Gjini, i cili ka qeverisur me Komunën e Gjakovës për katër vite po synon të drejtojë këtë komunë edhe për një mandat tjetër. Ai në një intervistë për lajmi.net ka thënë se ka shumë për t’i dhënë vendlindjes së tij dhe 88 fshatrave që përfshinë Gjakova. “Me ka mbet edhe pak me i dhënë […]
Ai në një intervistë për lajmi.net ka thënë se ka shumë për t’i dhënë vendlindjes së tij dhe 88 fshatrave që përfshinë Gjakova.
“Me ka mbet edhe pak me i dhënë vendlindjes sime, Gjakovës. Jo pak po me ka mbet goxha, por besoj që mundem shumë me i dhënë komunës time. Du me ja dhënë edhe katër vjet Komunës dhe fshatrave të Gjakovës”, ka thënë ai.
Duke folur për zgjedhje, Gjini tha se është i bindur se AAK-ja do të dalë më së miri dhe se do t’i fitojnë shumicën e komunave pasi ka kandidatët më të mirë.
I pyetur se a mund ta ketë rivale në zgjedhje Mimoza Kusari-Lilën, e cila më parë ishte kryetare e kësaj komune, ai ka thënë se është 100% i sigurt që nuk do të marr pjesë.