Amerika shpreh shqetësimin e thellë me atë që po ndodh në Afganistan

Amerika shpreh shqetësimin e thellë me atë që po ndodh në Afganistan

Shtetet e Bashkuara “po ndjekin me shqetësim të thellë” situatën ndërsa kryengritësit talebanë marrin kontrollin e një pjese gjithnjë e më të madhe të territorit në Afganistan ndërsa forcat amerikane po rikthehen sipas vendimit të Presidentit Joe Biden, tha të dielën zëdhënësi i Pentagonit John Kirby. “Ky është momenti kur (trupat qeveritare afgane) të forcohen […]

“Ky është momenti kur (trupat qeveritare afgane) të forcohen dhe të mbrojnë vendin e tyre,” tha Kirby në emisionin “Fox News Sunday”. “Ky është një moment përgjegjësie.”

Për gati dy dekada, SHBA ka furnizuar Afganistanin me miliarda dollarë armë për t’u mbrojtur, por me vendimin e Biden për të tërhequr trupat amerikane nga vendi deri më 31 gusht, kontrolli i vendit është gjithnjë e më i pasigurt.

Kryengritësit talebanë thonë se ata tashmë kontrollojnë 85% të vendit, një pretendim i kontestuar. Por Kirby nuk e mohoi një vlerësim të Fox News se 13 milionë afganë jetojnë nën kontrollin e talibanëve, 10 milionë nën sundimin e qeverisë afgane dhe 9 milionë në rajone të kontestuara.

SHBA ndërhyri në Afganistan për herë të parë në 2001 për të goditur bazat ku u stërvitën terroristët e al-Kaidës për të kryer sulmet me avionët e rrëmbyer më 11 shtator ndaj Qendrës Botërore të Tregtisë të Nju Yorkut dhe ndaj Pentagonit, që shkaktuan vdekjen e gati 3’000 vetëve.

Megjithë tërheqjen e trupave amerikane, Kirby tha se komandantët amerikanë do të ishin në gjendje të këshillonin forcat afgane nga bazat e vendeve të tjera. Por forcat amerikane dhe të NATO’s janë larguar pothuajse plotësisht nga Afganistani.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?