Ambasadorja Demiri merr pjesë në betimin e Presidentit të ri izraelit, Isaac Herzog

Ambasadorja e Kosovës në Izrael, Ines Demiri ka qenë pjesëmarrëse në ceremoninë e betimit të Presidentit të 11-të të shtetit izraelit, Isaac Herzog. Mes tjerash Demiri, shprehet se pret forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe shtetit të Izraelit gjatë presidencës së Herzog. ”E nderuar të marr pjesë në ceremoninë e betimit […]
Ambasadorja e Kosovës në Izrael, Ines Demiri ka qenë pjesëmarrëse në ceremoninë e betimit të Presidentit të 11-të të shtetit izraelit, Isaac Herzog.
Mes tjerash Demiri, shprehet se pret forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe shtetit të Izraelit gjatë presidencës së Herzog.
”E nderuar të marr pjesë në ceremoninë e betimit të Presidentit të njëmbëdhjetë të Shtetit të Izraelit, z. Isaac Herzog, në Knessetin izraelit. E mirëpres forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve midis Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Izraelit gjatë presidencës së tij.














