Ambasadori amerikan në Bosnjë: Mohimi i gjenocidit në Srebrenicë është i papranueshëm

Ambasadori amerikan në Bosnjë: Mohimi i gjenocidit në Srebrenicë është i papranueshëm

Ambasadori amerikan në Bosnjë e Hercegovinë, Eric Nelson sot në përvjetorin e gjenocidit në Srebrenicë ka thënë se mohimi i këtij akti është i papranueshëm. Nelson tha se veprime të tilla fyejnë viktimat dhe shkaktojnë dhimbje, në një video-mesazh me të cilin ai iu drejtua familjarëve të viktimave të Srebrenicës. Ai tha se viktimat e […]

Nelson tha se veprime të tilla fyejnë viktimat dhe shkaktojnë dhimbje, në një video-mesazh me të cilin ai iu drejtua familjarëve të viktimave të Srebrenicës.

Ai tha se viktimat e gjenocidit të Srebrenicës, të mbijetuarit, familjet dhe brezat e rinj meritojnë një të ardhme të qetë dhe të prosperuar.

“Në emër të popullit të Shteteve të Bashkuara, unë bashkohem me të gjithë ata që mbajnë zi për më shumë se 8,000 viktima të vrara në Srebrenicë në BeH dhe më gjerë. Lavdërimi i krimeve të luftës dhe kriminelëve të luftës është i papranueshëm. Veprime të tilla ofendojnë viktimat dhe u shkaktojnë dhimbje atyre dhe familjeve të tyre dhe dëmtojnë besimin e ndërsjellë që të gjithëve në BeH u duhet për ta ndërtuar një të ardhme të qëndrueshme, të prosperuar dhe paqësore. Ata që i kanë kryer këto krime mbajnë përgjegjësi individuale. Krimet që ata kanë kryer nuk sjellin përgjegjësi kolektive. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë të palëkundura në mbështetjen e tyre për të gjithë në BeH të cilët janë të gatshëm të punojnë në një frymë pajtimi. Ne jemi të përqendruar në krijimin e mundësive për prosperitet për të gjithë qytetarët. Viktimat e gjenocidit të Srebrenicës, familjet dhe fëmijët e tyre meritojnë një të ardhme të qetë dhe të begatë, ku të gjithë do të kenë mundësinë të kenë sukses”, tha Nelson.

Bosnja e Hercegovina sot shënon 26 vjetorin e masakrës së Srebrenicës. Kjo masakër, e cila është konfirmuar si gjenocid, është më e rënda në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Në korrik të vitit 1995, forcat serbe të Bosnjës vranë mbi 8 mijë burra dhe djem myslimanë në enklavën e Srebrenicës, që ishte caktuar si “vend i sigurt” nga Kombet e Bashkuara.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?