Aksioni për ndërtimet pa leje në Klinë, shoqërohen për intervistim drejtori dhe një zyrtar i Urbanizmit

Ka përfunduar aksioni i Prokurorisë Themelore të Pejës i cili u zhvillua sot ndaj ndërtimeve pa leje në Komunën e Klinës. Me këtë rast në polici për intervistim u shoqërua drejtori i Urbanizimit dhe një zyrtar nga kjo drejtori. Prokuroria Themelore dhe Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Policisë së Kosovës zhvilluan një aksion […]
Ka përfunduar aksioni i Prokurorisë Themelore të Pejës i cili u zhvillua sot ndaj ndërtimeve pa leje në Komunën e Klinës.
Me këtë rast në polici për intervistim u shoqërua drejtori i Urbanizimit dhe një zyrtar nga kjo drejtori.
Prokuroria Themelore dhe Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Policisë së Kosovës zhvilluan një aksion në tre komuna, Pejë, Istog dhe Klinë në lidhje me ndërtimet e paligjshme.
Prokuroria gjatë ditës së sotme do t’i drejtohet opinionit publik me kohë dhe në mënyrë të përshtatshme për rezultatet dhe veprimet e ndërmarra.












