Aksident në Rrugën e Kombit, vdes një kosovar

Një 58 vjeçar ka humbur jetën pasditen e së martës pasi u aksidentua me makinë në rrugën Rubik-Rrëshen. Policia për Euronews tha se aksidenti ndodhi në orën 17:22 minuta, rreth 6 kilometra larg hyrjes në superstradën e “Rrugës së Kombit”, kur një makinë e lartë tip “Land Rover” me targa italiane u përplas me një autobus. Raportohet […]
Policia për Euronews tha se aksidenti ndodhi në orën 17:22 minuta, rreth 6 kilometra larg hyrjes në superstradën e “Rrugës së Kombit”, kur një makinë e lartë tip “Land Rover” me targa italiane u përplas me një autobus. Raportohet se viktima, shoferi i veturës, ishte me origjinë nga Kosova.
Autoritetet kanë shoqëruar shoferin e autobusit për të zbardhur më mirë rrethanat e aksidentit.












