Agjenda e Kurtit në Symi të Greqisë: Fjalën e fundit në Simpozium e tha të hënën – ja kur pritet të kthehet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, prej 8 korrikut po qëndron në Greqi ku po merr pjesë në një simpozium në Symi që mbahet nga 11 deri më 15 korrik. Kryeministri Kurti është në Greqi prej 8 korrikut, të enjtes së kaluar, dhe ende nuk është kthyer në Republikën e Kosovës. Kurti është kritikuar për mos-praninë […]
Kryeministri Kurti është në Greqi prej 8 korrikut, të enjtes së kaluar, dhe ende nuk është kthyer në Republikën e Kosovës.
Kurti është kritikuar për mos-praninë e tij në vend në kohën kur komuna e Deçanit po përballet me një krizë shëndetësore pas helmimit të mijëra njerëzve, përcjell Periskopi.
Por, cila ishte agjenda e kryeministrit Kurti në simpoziumin e titulluar “Zbutja e valëve të Historisë”?
Në Draft-Agjendën e siguruar parashihej që kryeministri Kurti të fliste në dy raste, të dielen [11 korrik] dhe të hënën [12 korrik].
Symi-2021-draft-agenda-w_sessions-speakers-rev5jul21-1
Ai po qëndronte në Lagonisi Grand Resort Hotel, e i cili njihet për faktin se është tepër luksoz me dhoma shumë të shtrenjta akomodimi.
Krahas Kurtit, morën pjesë edhe shumë folës të tjerë.
Ceremonia e mbylljes pritet të ndodh më 15 korrik në orën 20:30. Në këtë event pjesëmarrës është paraparë të ishte edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.














