Abuzimi seksual i 13 vjeçares nga Janjeva: Policia nis hetimet ndaj babait të saj

Abuzimi seksual i 13 vjeçares nga Janjeva: Policia nis hetimet ndaj babait të saj

Periskopi dje gjatë ditës raportoi  për një rast të një 13 vjeçareje nga Janjeva e cila dyshohet se ishte viktimë e abuzimit seksual nga shumë persona për kohë të gjatë por edhe e keqtrajtimit dhe e neglizhencës nga familjarët, për çka tash është marrë një masë e re ndaj këtij rasti… Nga burime të sigurta […]

Nga burime të sigurta brenda Policisë së Kosovës, Periskopi mëson se hetim për neglizhim dhe mos përkujdesje ndaj të miturës është inicuar ndaj babait të saj, *.P, pasi dyshohet se vajza e mitur prej kohësh ishte dëbuar nga familjarët e saj. Kjo e kishte detyruar atë që të qëndronte e të flinte rrugëve dhe t’i kanosej rrezikut të madh.

Para jo më shumë se një muaji, më 16 qershor, familjarët e së miturës e kishin raportuar atë si “të zhdukur”. Pas kërkimeve të bëra, njësitet policore të Lipjanit e kishin gjetur vajzën në një shtëpi të pabanuar në gjendje të mjerueshme, e me vajzën  gjetën edhe një rrëfim tronditës.

Policia e Kosovës ka  konfirmuar zyrtarisht rastin, duke bërë të ditur edhe arrestimin e një 51 vjeçari të cilin po e mbajnë në paraburgim, ndërsa nuk dihet numri i personave që po dyshohen për rastin edhe pse ajo që dihet nga ekzaminimet mjekësore është se trupi i të miturës është “si të kishte kryer shumë lindje fëmijësh”.

Por si kishin nisur përjetimet tmerruese të së miturës?

E mitura e abuzuar seksualisht kishte qenë anëtare e një familjeje në kushte të rënda ekonomike dhe sociale me njëmbëdhjetë fëmijë.

Banorët e Janjevës kanë thënë se kohë pas kohe këta fëmijë kishin qenë “problematikë” për atë anë.

E mitura, sipas informacioneve të Policisë që posedon Periskopi, ishte detyruar të qëndronte rrugëve duke ju ekspozuar rrezikut të madh ndërkohë që pas një periudhe kohore kishte shkuar te axha i saj.

Por, edhe axha i saj më pas e kishte dëbuar dhe kjo e kishte detyruar që të bridhte rrugëve duke gjetur strehim vetëm nëpër shtëpi të braktisura të fshatit Janjevë.

Sidoqoftë, situata rëndohet më tej. Burime brenda Policisë i kanë thënë Periskopit se mes të dyshuarve për abuzim seksual ndaj 13 vjeçares është edhe axha i saj. Rasti është nën hetime.

Për rastin ka pasur njohuri qysh moti edhe Qendra për Punë Sociale e Komunës së Lipjanit. Të cilët kanë konfirmuar për Periskopin se 13 vjeçarja tashmë është strehuar në një strehimore në Kosovë.

Periskopi dje publikoi edhe pamjet e tmerrshme nga vendi ky dyshohet se e mitura bënte gjumin që një kohë të gjatë, por në të njëjtën kohë edhe abuzohej seksualisht.

Po ashtu, për Periskopin ka folur edhe kryetari i Janjevës, Xhevdet Konxheli i cili ka bërë të njohur rastin e vajzës por edhe gjendjen e familjes së saj./PERISKOPI/

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?