Abdixhiku: Ata që u larguan nga LDK’ja do të kthehen në shtëpinë e dikurshme

Abdixhiku: Ata që u larguan nga LDK’ja do të kthehen në shtëpinë e dikurshme

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se “të larguarit” nga kjo parti, do të rikthehen “në shtëpinë e tyre të dikurshme dhe bashkërisht do e rikthejnë partinë në vendin e saj origjinal”. Këto deklarime i pari i LDK-së i bërë në një tubim në Lipjan, duke shtuar se në zgjedhjet e […]

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se “të larguarit” nga kjo parti, do të rikthehen “në shtëpinë e tyre të dikurshme dhe bashkërisht do e rikthejnë partinë në vendin e saj origjinal”.

Këto deklarime i pari i LDK-së i bërë në një tubim në Lipjan, duke shtuar se në zgjedhjet e tetorit, “duhet përfunduar gara me të parën, me Lipjanin si kampion”.

Abdixhiku tha se shtigjet e ecjes në Lipjan është model që secili qytetarë në Kosovë duhet ta ketë, si dhe shembull që secila komunë duhet ta arrijë. Ai tha se kryetari Imri Ahmeti është bërë shembull për të gjithë.

“Qyteti antik, Ulpiana e dikurshme e Lipjani i sotëm është transformuar në një qytet shembull për secilin prej nesh, prandaj sot të gjithë ndihemi mirë, e si të mos ndihemi mirë kur një shteg si ky shoqërohet me gjelbërim gjithandej, me një shesh qyteti që i jep jetë e shpirt për çdo mbrëmje, në verë e në dimër pa dallim, me parqe atraktive, ndriçime rrugësh e rrugicash, me stadium qyteti, me rrugë të zgjeruara e me projekte transformuese që jetën këtu e bëjnë fare të lehtë, ku mërgimtarët ndihen të mirëseardhur siç thonë ata Zvicër andej, Zvicër këndej. Gjithë ky transformim është si falënderim për secilin prej jush, është puna juaj e përditshme, e ndershme dhe e sinqertë që ka sjellë këtë ndryshim, por mbi të gjitha mban për falënderim kryetarin tuajin e tonin, mikun tim e tuajin, Imri Ahmeti“, tha ai.

Abdixhiku ka thënë se puna e të parit të Lipjanit po vlerësohet nga çdo raport vendor e ndërkombëtar, si puna më e mirë në Kosovë.

“Gjatë gjithë këtyre viteve dhe gjatë gjithë ecjes tonë të përbashkët, për të gjitha rezultatet e arritura në Lipjan, e sot komuna jonë është ndër komunat më të mira në Kosovë, sepse vazhdimisht është në krye të tabelës për përformancë të mirë, është kontribut dhe angazhim i qytetarëve të Lipjanit, është angazhim i strukturave dhe i gjithë juve që na përcjelltë vazhdimisht me punën dhe aktivitete të mira”, tha ai.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?