Abazi i VV-së thotë se Albin Kurti “e ndali zgjerimin e Serbisë”

Abazi i VV-së thotë se Albin Kurti “e ndali zgjerimin e Serbisë”

Vetëvendosje në Shqipëri përmes Boiken Abazit, ish kandidatit për deputet në Qarkun Tiranë, ka bërë pretendime mjaft të forta në të cilat thotë se kryeministri i Kosovës “ka frenuar ekspansionin e Serbisë” ndërsa kryeministri i Kosovës “po e fut në korsinë e shpejtë”. Abazi përmes një statusi në Facebook ka denoncuar pjesëmarrjen e kryeminsitrit Rama […]

Abazi përmes një statusi në Facebook ka denoncuar pjesëmarrjen e kryeminsitrit Rama në takimin tjetër online me presidentin serb Vuçiq dhe kryeministrin maqedon Zaev.

“Serbia as nuk është penduar, as nuk ka kërkuar falje, as nuk ka hequr dorë nga synimet grabitqare, por kjo nuk po e pengon KM Rama ta ftojë Serbinë të fusë kriminelë gjenocidialë në Shqipëri nga korsia e shpejtë.” – thotë z. Abazi, përcjell Periskopi.

Kujtojmë që Vetëvendosje në zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri nuk kishte arritur të fitonte ndonjë ulëse në Kuvendin e Shqipërisë.

Këto zgjedhje i kishte fituar Edi Rama për të marrë një mandat të tretë si kryeministër.

Statusi i plotë:

Kurti e ka frenuar ekspansionin e Serbisë, Rama po e fut në korsinë e shpejtë

Sot ka ndodhur takimi i radhës “on-line” mes Ramës, Vuçiçit dhe Zaevit, në kuadër të “Zonës së Novi Sadit” (të ashtuquajtur Mini-Shengen). Vuçiç ka deklaruar sërish sot publikisht si në vijim: ”nëse kushdo njeh pavarësinë e Kosovës, në atë moment nisim fushatën tonë për tërheqje të njohjeve”. Rama nuk ka publikuar asgjë nga takimi i sotëm, dhe nuk ka patur asnjë reagim për deklaratat e Vuçiçit.

Dikush mund edhe ta quajë mungesën e reagimit të Ramës si miratim në heshtje, por në fakt është kolaboracionizëm i drejtpërdrejt. Mediat kanë raportuar se në kuadër të “Zonës së Novi Sadit”, në datat 28-29 korrik, pritet të lidhen marrëveshje të reja për tregëtinë dhe lejet e punës mes Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Tre qeveritë po planifikojnë edhe korsi të veçanta të shpejta në pikat kufitare vetëm për qytetarët dhe bizneset e këtyre tre shteteve.

Pa kaluar 3 ditë nga dialogu në Bruksel, kur KM Kurti i numëroi Vuçiçit gjenocidet dhe krimet e Serbisë, si dhe 11 shkelje tregtare që Serbia po kryen aktualisht, KM Rama saboton çdo përpjekje për të vendosur drejtësi. Serbia as nuk është penduar, as nuk ka kërkuar falje, as nuk ka hequr dorë nga synimet grabitqare, por kjo nuk po e pengon KM Rama ta ftojë Serbinë të fusë kriminelë gjenocidialë në Shqipëri nga korsia e shpejtë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?