21 vjeçarja në garë për deputete: Dua të jem shqiptarja e parë në Bundestag

21 vjeçarja në garë për deputete: Dua të jem shqiptarja e parë në Bundestag

Dafina Berisha, 21 vjeçarja nga Kosova, po dëshiron të bëhet e para shqiptare në Bundestagun gjerman. Ajo i ka hyrë garës si kandidate nga Partia Social Demokrate (SPD) dhe premton se krahas objektivave të partisë, ajo do të jetë zë i të drejtave të shqiptarëve në parlamentin gjerman. Studentja e juridikes thotë se ka qenë […]

Dafina Berisha, 21 vjeçarja nga Kosova, po dëshiron të bëhet e para shqiptare në Bundestagun gjerman.

Ajo i ka hyrë garës si kandidate nga Partia Social Demokrate (SPD) dhe premton se krahas objektivave të partisë, ajo do të jetë zë i të drejtave të shqiptarëve në parlamentin gjerman.

Studentja e juridikes thotë se ka qenë gjithmonë ambicioze për sukses si politikane dhe që nga mosha 17 vjeçare ajo ka hyrë në SPD si aktiviste.

“Kemi 9 mijë shqiptarë që kanë të drejtë vote në Hamburg dhe prapë se prapë asnjë shqiptar nuk është pjesë e parlamentit gjerman. Unë dua të jem shqiptarja e parë në Bundestag për të promovuar edhe të drejtat e shqiptarëve në Bundestag, por edhe të të rinjve”.

Berisha në një intervistë në Info Magazine u shpreh kritike për mosorganizimin e shqiptarëve në Gjermani edhe pse thotë se në numër janë rreth 400 mijë që jetojnë në krejt Gjermaninë.

“Duhet të angazhohemi në politikë, në klube të sporteve, sepse vetëm kur jemi aktivë mund të ndryshojmë diçka. Të huajt e tjerë janë shumë të organizuar sesa në shqiptarët. Ka shumë shqiptarë inteligjentë, por duhet angazhuar më shumë në organizim”.

Për më tepër, në listën e kandidatëve të SPD-së, Berisha është e nënta.

Ajo thotë se pati përkrahje të madhe nga udhëheqësit e partisë për të kandiduar dhe për të promovuar të drejtat e nxënësve dhe studentëve.

21 vjeçarja tha se edhe në Gjermani ka shumë punë për t’u bërë nga ajo që po shohin në fushatë.

“Nëna ime është infermiereve dhe kemi parë se sa keq janë kushtet, pak punëtorë dhe pagesa e vogla. Ne gjithashtu kemi synim rritjen e pagës minimale”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?