125 euro: Specialja bëri të ditur vlerën e pakove që ju dërguan Krasniqit dhe Selimit

125 euro: Specialja bëri të ditur vlerën e pakove që ju dërguan Krasniqit dhe Selimit

Një pako nga familjarët e Jakup Krasniqit e një nga familjarët e Rexhep Selimit janë dërguar deri më tani në Hagë dhe Specialja ka zbuluar vlerën e dy pakove.  Më 16 dhe 17 korrik u shënuan vizitat e para nga familjarët tek të akuzuarit në Hagë. Pas një kohe të gjatë familjarët e Jakup Krasniqit […]

Më 16 dhe 17 korrik u shënuan vizitat e para nga familjarët tek të akuzuarit në Hagë.

Pas një kohe të gjatë familjarët e Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit iu mundësua që t’i takojnë nga afër më të dashurit e tyre.

Pos këtyre vizitave, këto dy familje tani më kanë dërguar edhe pako tek të akuzuarit në Hagë.

Këto dërgesa u mundësuan nga Ministria e Drejtësisë, e të cilat të dy këto i kanë kushtuar 125 euro buxhetit të këtij dikasteri.

ZKP/MD

“Ju njoftojmë se deri me tani kemi pasur dy kërkesa për dërgimin e pakove, nga familja e Jakup Krasniqit dhe familja e Rexhep Selimit. Janë dërguar në mënyrë individuale dy dërgesa ( vlera 125 Euro), Ministria e Drejtësisë ende nuk ka kontraktuar asnjë kompani në mënyrë afat gjatë me kontratë.”

Ky ndërmjetësim mes familjarëve e të akuzuarve në Hagë po shihet si një veprim i vullnetit të mirë nga ana e Ministrisë së Drejtësisë.

Kjo pasi sipas avokatit, Artan Çerkini ka qenë obligim i Gjykatës Speciale e jo i Ministrisë.

Sipas Çerkinit një ballafaqim në mes të Minsitrisë e Speciales nuk do t’i konvenonte askujt.

E që më së shumti nga një polemikë e tillë do të pësonin ata që ndodhen në paraburgim.

Ministria e Drejtësisë përveç mbulimit të dërgimit të pakove, e vizitave të familjarëve, mbulon edhe pagesat e avokatëve mbrojtës.

Çlirimtar Morina

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?