12 viktima të vërshimeve në Kinë, shihni momentin kur treni mbushet me ujë (Video)

12 viktima të vërshimeve në Kinë, shihni momentin kur treni mbushet me ujë (Video)

Vërshimet masive në pjesën qendrore të Kinës, të cilat u shkaktuan nga reshjet rekorde, kanë lënë 12 të vdekur dhe mbi 100.000 të zhvendosur nga shtëpitë e tyre. Nga vërshimet janë prekur mbi dhjetë qytete të provincës Henan. Në pamjet që po qarkullojnë në internet shihen njerëz të zhytur në ujë deri në gjoks nëpër […]

Vërshimet masive në pjesën qendrore të Kinës, të cilat u shkaktuan nga reshjet rekorde, kanë lënë 12 të vdekur dhe mbi 100.000 të zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Nga vërshimet janë prekur mbi dhjetë qytete të provincës Henan. Në pamjet që po qarkullojnë në internet shihen njerëz të zhytur në ujë deri në gjoks nëpër rrugë dhe stacione të trenit.

Presidenti kinez, Xi Jinping, tha të mërkurën se situata për parandalimin e vërshimeve është shumë e ashpër dhe në një fazë kritike, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Ai shtoi se vërshimet tashmë kanë rezultuar në humbje konsiderueshme të jetës së njerëzve dhe të pronës dhe i udhëzoi të gjitha departamentet që ta bëjnë prioritet sigurinë e njerëzve dhe të pronës së tyre, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve, Xinhua.

Provinca Henan, ku jetojnë 94 milionë njerëz, e ka lëshuar nivelin më të lartë të alarmit për mot të lig. Autoritetet lokale i cilësuan këto vërshime si ngjarje që ndodh një herë në 100 vjet.

Niveli i ujit në disa diga dhe rezervuarë e ka kaluar shkallën paralajmëruese dhe ushtarët janë mobilizuar për t’ua ndryshuar drejtimin e rrjedhës lumenjve që kanë dalë nga shtrati. Udhëtimet me tren dhe aeroplan janë pezulluar në shumë pjesë të provincës Henan.

Sipas raportimeve të medieve lokale, rreth 700 udhëtarë në Zhengzhou mbetën të bllokuar në një tren për së paku 40 orë. Thuhet se ata u furnizuan me ushqim, por jo në sasi të mjaftueshme.

7月20日晚,郑州暴雨地铁5号线一车厢多人被困,水位淹过肩膀。根据郑州地铁晚上发布的消息,受持续暴雨影响,郑州地铁全线网车站已暂停运营服务,消防人员正在救援。 pic.twitter.com/wCiz7TGhki

— The Paper 澎湃新闻 (@thepapercn) July 20, 2021

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?