100 oficerë të CIA-s të sëmurë nga sindroma e Havanas: Caktohet ai që ndoqi Bin Ladenin ta udhëheq TaskForcën

Rreth 100 oficerë të CIA-s me familjet e tyre janë në mesin e 200 zyrtarëve amerikanë të sëmurë nga “sindromi Havana”, ka thënë drejtori i CIA-s, William Burns. Ai iu referua me këtë deklaratë simptomave misterioze që përfshijnë migrenat dhe marramendjet. Burns, i vendosur nga Joe Biden si i pari diplomat karrier në pozicionin e […]
Ai iu referua me këtë deklaratë simptomave misterioze që përfshijnë migrenat dhe marramendjet.
Burns, i vendosur nga Joe Biden si i pari diplomat karrier në pozicionin e shefit të CIA-s, tha në një intervistë se ai kishte mbështetur përpjekjet e agjencisë së tij për të përcaktuar shkakun e sindromit dhe se kush ishte përgjegjës për të, raporton Guardian, përkthen Periskopi.
Mes hapash tjerë, ai kishte caktuar zyrtarin e lartë që kishte udhëhequr ndjekjen e Osama bin Ladenit për të udhëhequr task-forcën që hetonte sindromin, dhe deklaroi se kishte trefishuar madhësinë e ekipit mjekësor të përfshirë në të.
Sindroma e Havanës përveç marramendjeve dhe migrenave ka edhe të tjera si vjellja dhe humbja e memorjes.
Ajo u emërua në atë formë për shkak se zyrtarët e parë që e pësuan ishin në ambasadën amerikane në Kubë më 2016.
Ai shtoi se kishte mundësi që sindromi ishte shkaktuar qëllimshëm dhe se përgjegjëse për të mund të ishte Rusia.
Moska ka mohuar çfarëdo përfshirje në të. /Periskopi












