Zyra e Kryeministrit bën hapjen e Javës së Krenarisë, mungon Kurti

Sonte u bë hapja e Javës së Krenarisë me një ceremoni të organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Drejtori i Zyrës për Qeverisje të Mirë në Zyrën e Kryeministrit, Habit Hajredini, tha se Qeveria e Kosovës ka prioritet strategjik të punojë drejt një shoqërie gjithëpërfshirëse, me diversitet dhe me mundësi të barabarta e pa […]

Drejtori i Zyrës për Qeverisje të Mirë në Zyrën e Kryeministrit, Habit Hajredini, tha se Qeveria e Kosovës ka prioritet strategjik të punojë drejt një shoqërie gjithëpërfshirëse, me diversitet dhe me mundësi të barabarta e pa diskriminim për të gjithë qytetarët e saj pa dallim.

Ai shtoi se Qeveria është e angazhuar që të drejtat e njeriut t’i vendosë në qendër të vlerave të përfaqësuara nga Kosova, duke u bazuar në parimet e demokracisë, sundimit të ligjit dhe mos-diskriminimit në bazë të orientimit seksual.

Në këtë ceremoni, me fjalë rasti u drejtuan Vjosa Osmani, presidente e Kosovës, Riccardo Serri, zëvendës shef i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Carin Lobbezoo, ambasadore e Holandës në Prishtinë dhe Blert Morina – drejtor ekzekutiv i Organizatës CEL.

Me moton “Bashkë dhe krenarë”, ky aktivitet u organizua nga Zyra e Kryeministrit/Zyra për Qeverisje të Mirë në bashkëpunim me organizatat e shoqërisë civile Center for Equality and Liberty – CEL dhe Qendra për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore – CSGD.

Hapja e Javës së Krenarisë/Paradës së Krenarisë u paraprin aktiviteteve tjera në kuadër të Javës së Krenarisë, me qëllim mbështetjen dhe promovimin e diversitetit dhe barazisë për komunitetin LGBTI në Kosovë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?