Zv. Kryeministri Bislimi thotë se Kurti nuk krahasoi Vuçiqin me Goebbelsin

Zv. Kryeministri i Parë i Kosovës, Besnik Bislimi, ka bërë një status në profilin e tij në Facebook që derisa sqaron pozicionin e Kurtit në dialogun e sotëm me Vuçiqin po ashtu përpiqet të fitojë përkrahje popullore. Bislimi i papyetur nga askush thotë se Kurti nuk e ka krahasuar Vuçiqin me Goebbelsin, por vetëm ka […]

Bislimi i papyetur nga askush thotë se Kurti nuk e ka krahasuar Vuçiqin me Goebbelsin, por vetëm ka krahasuar “faktin që këta janë në pushtet në Serbi” siç të ishin edhe ata në pushtet në Gjermani edhe pas Luftës së Dytë Botërore.

Goebbels ishte vetëvrarë më 1 maj 1945, Goerring ishte vetëvrarë një vit më vonë derisa po gjykohej për krime lufte ndërsa Rudolg Hess kishte vdekur më 1987 në burg, përcjell Periskopi.

Kurti është takuar me presidentin e Serbisë për herë të parë sot në Bruksel përkundër premtimeve elektorale e joelektorale që kishte dhënë gjatë 16 viteve të fundit.

Së fundi, Kurti nuk ka vendosur Reciprocitetin tregtar, ekonomik e politik ndaj Serbisë.

Statusi i plotë:

Sa për sqarim: në takimin e sotëm në Bruksel, Kryeministri Kurti nuk ka krahasuar Vuçiqin, Odaloviqin e Angjelkoviqin me Joseph Goebbels, Rudolf Hess e Hermann Goering, por vetëm faktin që këta që janë në pushtet në Serbi sot, është ngjashëm sikur ata të ishin në pushtet në Gjermani edhe pas Luftës së Dytë Botërore.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?